Ligji i gjuhëve, Xhaferi: Deri tani janë përkthyer 17.000 amendamente

Edhe pse dje u caktua seancë për sotnjë gjë e tillë nuk do të ndodhë pasi që prej 35.000 amendamenteve të VMRO-DPMNE-së, janë përkthyer vetëm 17.000, raporton Portalb.mk.

“Deri në këtë moment janë përkthyer deri 17 mijë amendamente, ka nene që kanë rreth 300 amendamente, siç qëndron rasti me nenin 5, kjo do të merr kohë. Duket qartë se kjo është çështje politike, dhe amendamentet janë sjellë që të bllokohet ligji. Çdo pranim i mundshëm i një amendamenti do të paraqesë kërcënim të Kushtetutës. Në procedurë parlamentare ligji është harmonizuar me Kushtetutën dhe nuk ka baza që i njëjti të cilësohet si antikushtetues”, tha Xhaferi në takim joformal me gazetarët.

Xhaferi shtoi se nëse pranohet një amendament, kuvendi do të bie në kundërshtim edhe me Komisionin që e miratoi ligjin dhe të njëjtin e solli në seancë.

Ndryshe dje u anulua leximi i tretë të ligjit të gjuhëve, ku duhej të diskutoheshin 35,569 amendamente sipas kryeparlamentarit Xhaferi për arsye të mungesës së kushteve për debat.

“Duke e pasur parasysh procedurën formale për përpunimin e të gjitha amendamenteve të cilat arrijnë numrin 35,569, ato nuk kanë përfunduar. Edhe detyra për përkthim nuk është kryer”, tha Xhaferi dje Xhaferi. 

Ai ftoi shërbimin parlamentar që ta njoftojë kur do të ketë kushte për diskutim në këtë pikë të seancës së 32 të Kuvendit të Maqedonisë.

Megjithëse u kërcye pika e 8, ku ishte diskutimi për ligjin e gjuhëve, në seancën e djeshme nuk pat as kuorum për votim të 45 pikave të rendit të ditës, në të cilat ishin formimi i organeve kuvendare, trupat e komisioneve, delegacioneve, këshillave dhe komiteteve.

Megjithëse me shumë pika në rend dite, debati më i ashpër në seancë e djeshme plenare u zhvillua për ligjin e gjuhëve, dhe ajo mes koordinatorit të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev dhe kryetari të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi. Xhaferi nuk i dha të drejtë diskutimi Gjorçevit nën arsyetimin se ky i fundit nuk ishte i pranishëm.

Përndryshe dje, në lidhje me mbi 35 mijë amandamentet e propozuara për plotësim të ligjit të përdorimit të gjuhëve kanë komentuar edhe figurat politike.

Lideri i Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë, Zoran Zaev duke komentuar për të njëjtat,ligjin në fjalë e cilësoi si kushtetues.

Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani për mbi 35 mijë amandamentet deklaroi se është janë për të ardhur keq dhe se propozuesja e tyre, opozitarja maqedonase, VMRO-DPMNE e humbi shansin historik për të treguar se ka ndryshuar qëndrim ndaj shqiptarëve.

Edhe lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela tha se me parashtrimin e mbi 35 mijë amendamenteve për Ligjin e gjuhëve, kundërshtohen interesat e të paktën një të tretës së qytetarëve dhe bëri thirrje për ndërprerjen e politikave të tilla.

VMRO-DPMNE dorëzoi 35.000 amendamente të cilat, ashtu siç thonë nga partia, kanë për qëllim të harmonizimit të ligjit me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, dhe jo me bllokimin e punës në Kuvend.

Sipas procedurës, dorëzuesi i çdo amendamenti ka të drejtë nga 3 minuta ose për të gjithë amendamentet 105.000 minuta. Matematika optimiste mund të plotësohet nëse për një orë shqyrtohen 20 amendamente ose 240 në ditë.

Lojë politike për amendamentet për (zh)bllokimin e Kuvendit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button