Pensionet përshtaten dy herë në vit, por nuk ka rritje të jashtëzakonshme

Dy herë në vit do të rrisim pensionet së bashku me rritjen e pagave dhe shpenzimeve. Në fund të vitit Qeveria do të sjell vendim për rritje të jashtëzakonshme të pensioneve

[Burimi: Programi zgjedhor i LSDM, (2016), „Plani për jetë në Maqedoni“ (faqe 109)]

ARSYETIM:

Ky premtim zgjedhor i social demokratëve në programin zgjedhor me të cilin LSDM doli në zgjedhjet parlamentare në dhjetor të vitit 2016: “Plani për jetë në Maqedoni” (faqe 109), është pjesërisht i realizuar. Sinkronizimi (rritja) e pensioneve bëhet në pajtim me rritjen e pagave dhe shpenzimeve, dhe në këtë pjesë premtimi është realizuar, por në fund të vitit të kaluar (2017) Qeveria nuk solli vendim për rritje të jashtëzakonshme, shkruan “Vërtetëmatësi“.

Në qershor të vitit 2017 ministria për Punë dhe Politikë Sociale Mila Carovska, në takim me organizatën komunale të LSDM-së në Qendër, siç transmetuan mediumet, porositi se LSDM si faktor në Qeveri do të gjej mënyrë që pensionet të jenë të qëndrueshme, si edhe dy herë të vit të sinkronizohen me shpenzimet për jetesë:

…Ne do të realizojmë atë sinkronizim dy herë në vit dhe këtë e kemi paraparë me ribalancin e Buxhetit të vitit të kaluar – u parapanë dy rritje ligjore të pensioneve sipas sinkronizimit. 

Në këtë deklaratë Carovksa edhe më tej thotë:

 Deri në fund të vitit (2017), pavarësisht buxhetit të Republikës së Maqedonisë do të SHIFET mundësia për pension dhe për herë të tretë vetëm nëse ka baza për të njëjtën. 

Në këtë rrëfim shihet ritrajtimi në lidhje me premtimin e dhënë në dhjetor të vitit 2016 ku thuhet se: “Në fund të vitit Qeveria do të sjell vendim për rritje të jashtëzakonshme të pensioneve”

Tërheqja në lidhje me qëndrimin e mbajtur në Programin zgjedhor të LSDM-së 2016 (faqe 109), vërehet edhe në kumtesën e Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale prej 19 gushtit të vitit 2017, në të cilën thuhet se MPPS do të kthej vendimin sistematik dhe ligjor për sinkronizim të pensioneve në pajtim me rritjen e shpenzimeve për jetesë, me çka shtohet se është e mundur edhe rritja plotësueseGjegjësisht, nuk përdoret formulimi në të cilin thuhet se do të ketë rritje të jashtëzakonshme të pensioneve, por përmendet si mundësi.

Çdo pensionit do të ketë rritje të pensionit me çka vlera shtesë në fund të vitit 2017 do të arrij 2160 denarë. Në fund të këtij viti, Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të shqyrtojë mundësinë që të kryhet edhe rritja shtesë e pensioneve. 

Duke pasur parasysh se përveç sinkronizimit i cili ndjek rritjen e pagave dhe shpenzimeve – për vitin 2017 ajo vlerë do të arrij 180 denarë në muaj, pensionistët në fund të vitit 2017 nuk kanë pasur rritje tjetër (shtesë), andaj premtimi i LSDM-së: “Dy herë në vit do të rrisim pensionet në pajtim me rritjen e pagave dhe shpenzimeve. Në fund të vitit Qeveria do të merr vendim për rritje të jashtëzakonshme të pensioneve”, e vlerësojmë si pjesërisht të realizuar. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button