Kumanovë, u shkrumbua nga zjarri një banesë

Dje pasdite në Kumanovë, për shkaqe ende të panjohura, në banesën e Suat Zendelit ka shpërthyer një zjarr i madh, i cili për disa orë ka djegur gjithçka që ka patur brenda për vetëm disa minuta. Ndonëse zjarrëfikësit kanë arritur në afat rekord, familjarët shprehen se zjarri ka djegur tërë pasurinë e tyre të krijuar gjatë tërë jetës. 

E zoja e shtëpisë Muabere Zendeli me lot në sy për portalb rrëfen momentin se si është djegur banesa. 

“Isha në banjo duke pastruar kur papritmas vajza më thërret duke më treguar me trishtim se në dhomën tjetër ka shpërthyer zjarr i madh. Menjëherë banesën e kapluan tymi edhe zjarri. Brenda disa minutave desh e u ngulfatëm në tym. Fal fqiut Sejdi Saliut mbase edhe shpëtuam jetën. Për disa minuta arritën edhe zjarrëfikësit” rrëfen Muabere Zendeli. 

Edhe fqiu që ndihmoi, Sejdi Saliu rrëfen se vërtetë këtë familje e kaploi një fatkeqësi e rëndë dhe falë fatit kanë arritur të shpëtojnë.  
Meqë nuk kanë ku të vendosen, familjarët për momentin janë duke ndenjur në njërën nga dhomat, e cila deri diku ka arritur t’i shpëtojë stuhisë së zjarrit. Pasi që jetojnë me një rrogë mësuesi dhe nuk kanë të ardhura tjera, familjarët apelojnë për ndihmë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button