Lojë politike për amendamentet për (zh)bllokimin e Kuvendit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë vazhdimisht është nën bllokadë edhe atë në periudhën kur intensifikohen bisedat për zgjidhjen e kontestit me emrin dhe bëhen përpjekje për realizimin e ëndrrës për Evropë më të afërt dhe anëtarësim në NATO. Dita e djeshme duhet të tregojë nëse dhe si do të gjendet mënyrë të shmanget bllokada e re e Parlamentit  me mbi  35 mijë amendamente të parashtruara nga VMRO-DPMNE-ja opozitare për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, për çka presidenti i shtetit Gjorge Ivanov vendosi veto dhe e ktheu me shumë vërejtje.

Shumica qeveritare, e përbërë nga LSDM-ja dhe BDI-ja dhe disa parti  të tjera më të vogla, ka detyrë të re, ndërsa ajo është se si të sillet ligji, në lexim të tretë, dhe si të vazhdohet me shqyrtimin dhe sjelljen e ligjeve reformuese. Deputetët  e VMRO-DPMNE-së opozitare e cila nuk merr pjesë në punën e Kuvendit pas arrestimit të deputetëve të tyre dhe personave të tjerë për dhunën në Parlament nga 27 prilli, do të vijnë në seancë. Kalkulimet partiake dhe mendimet filluan që nga java e kaluar, por paralajmërimet për mijëra amendamente u bënë realitet të premten kur në arkivin e Kuvendit arriti pakoja e parë e VMRO-DPMNE-së dhe informata për numrin e tyre.

Shifra zyrtare e amendamenteve është 35.573, siç kumtuan për MIA-n nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit. Për to do të duhet të debatohet, sipas deklaratës së kryetarit Talat Xhaferi, të paktën gjashtë muaj. Në këtë duhet të shtohen edhe resurset që Parlamenti duhet t’i harxhojë  vetëm që të sillet  një ligj. Në mënyrë plotësuese,  edhe më e rëndësishme,  është bllokada e një pjese më të madhe nga ligjet e tjera dhe aktivitetet e planifikuara nga shumica.

Amendamente për ligjin nuk parashtruan partitë e shumicës qeveritare të udhëhequra nga LSDM, BDI dhe Besa.

ВМРО СДСМ

VMRO-DPMNE  për tërheqje, për LSDM-në dhe BDI-në ligji është sipas Kushtetutës

VMRO-DPMNE-ja opozitare edhe dje bëri thirrje që shumica qeverisëse ta tërheqë ligjin, i cili sipas tyre është jokushtetues dhe ka mangësi dhe kërkon  grupe të punës, të cilat do të përfshijnë edhe ekspertë, që do të punojnë  në përmbajtjen e tij. Partia ka hedhur poshtë se qëllimi i tyre është bllokada e Kuvendit.

“Me parashtrimin e pothuajse 35.500 amendamenteve nuk është qëllimi ta bllokojmë punën në Kuvend, por pyetja është pse me dhunë sillet ky ligj jokushtetues” tha Darko Kostovski në konferencën e djeshme për media të VMRO-DPMNE-së.

Nga LSDM-ja, megjithatë, pas publikimit të numrit të amendamenteve të parashtruara reaguan se VMRO-DPMNE-ja nuk ka kapacitet t’i braktis politikat e destruktimit dhe të bllokimeve, që shkakton tensione politike, ndarje dhe përçarje në shoqëri.

“VMRO-DPMNE-ja deri tani kishte mundësi të merr pjesë në procesin e miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, por në vend të kësaj partia opozitare me zgjedhjen e saj vendosi të mos merr pjesë në procesin reformues”, theksuan nga LSDM-ja.

Nga BDI-ja theksojnë se udhëheqësia e re e VMRO-DPMNE-së mbetet e bllokuar në kohën e kaluar të afërt të saj të palavdishme dhe vazhdon me dekonstruksionin për të cilat u dënuan në zgjedhje. Është absurd dhe precedent parashtrimi i aq amendamenteve në leximin e tretë, theksojnë nga BDI-ja, por njëkohësisht për ata kjo do të thotë njohje e kushtetutshmërisë së ligjit.

“Në të vërtetë, ata para një viti pranuan propozim ligj identik dhe për këtë tërë kjo është vetëm hipokrizi”, thekson deputeti Artan Grubi.

Me këtë, thekson ai, VMRO-DPMNE-ja nuk e bllokon ligjin e gjuhëve, por reformat, Kuvendin dhe perspektivat e të gjithë qytetarëve. Është e dukshme, thekson Grubi, edhe se nuk bëhet fjalë as për patriotizëm, e as për ligjin, por qëllimi është të shkaktojë krizë përmes bllokimit që të ulen në tryezën negociuese rreth kërkesave të tyre kombëtare.

Kuvendi për herë të parë do të debatojë për vërejtjet nga presidenti i shtetit

Përveç sipas numrit të amendamenteve, që nuk kanë ndodhur deri më tani në historinë e Parlamentit të Maqedonisë, kjo seancë e 32-të plenare është interesante edhe për faktin se për herë të parë duhet të votohet për amendamentet e përpiluara në bazë të vërejtjeve të parashtruara nga presidenti i shtetit  për ligjin për të cilin ka vendosur veto dhe për të cilin ka parashtruar shumë vërejtje. Mbetet e hapur çështja nëse këto mbi 35 mijë amendamente sipas përmbajtjes janë në korrelacion me atë që e thotë Ivanov dhe nëse për shembull presjet në tekstin e ligjit nuk janë shfrytëzuar për shkrimin e amendamenteve.

Amendamentet e parashtruara do të shqyrtohen vetëm në seancë plenare. Propozuesi do të ketë tre minuta t’i elaborojë dhe amendamenti do të mund të votohet. Që të miratohet amendamenti, nevojiten 61 vota.  Koordinatorët e grupeve të deputetëve kanë të drejtë edhe në vërejtje procedurale prej tre minutave. Nëse janë të ngjashme amendamentet mund të grupohen, sqarojnë nga shërbimi kuvendor, por ato duhet të votohen veç e veç.

Procedura e këtillë është paraparë me nenin 173 nga Rregullorja për punën e Kuvendit, ndërsa ky nen është vendosur me ndryshimet e këtij akti nga viti 2008. Paraprakisht nuk ka pasur mundësi juridike që presidenti për ligjin e kthyer të dorëzojë vërejtje, ndërsa deputetët të parashtrojnë amendamente. Para vitit 2008 procedura për kthimin e ligjeve pa dekret të nënshkruar ka qenë në pajtim me Kushtetutën e shtetit, ndërsa ligjet pas kthimit në Kuvend vetëm janë vendosur në votim. Nëse ligji është votuar sërish presidenti ka qenë i obliguar ta nënshkruajë dekretin. Ligje në Kuvend kanë kthyer edhe ish-presidentët Branko Cërvenkovski dhe Boris Trajkovski.

Neni 173 nga Rregullorja parashikon që kryetari i Kuvendit, menjëherë pas miratimit, ligjin t’ia dorëzojë presidentit për nënshkrimin e dekretit për shpalljen e ligjit. Por, nëse presidenti vendos të mos e nënshkruajë dekretin për shpalljen e ligjit, Kuvendi sërish e shqyrton ligjin në fazën e leximit të tretë, në afat prej 30 ditëve nga dita e sjelljes së ligjit. Pas shqyrtimit të sërishëm të ligjit, amendamente mund të parashtrohen vetëm lidhur vërejtjet e presidentit të shtetit.

Ѓорге Иванов .jpg

Presidenti Gjorge Ivanov e ktheu ligjin për gjuhët në Kuvend, i cili ishte votuar më 11 janar, pa dekret të nënshkruar dhe me shumë vërejtje.

Avancimi i përdorimit të gjuhës shqipe është temë e cila në opinionin e Maqedonisë vazhdon që nga fillimi i fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në dhjetor të vitit 2016.

Me Ligjin për përdorimin e gjuhëve parashikohet në të gjitha organet e pushtetit shtetëror në Republikën e Maqedonisë, institucionet qendrore, ndërmarrjet publike, agjencitë, drejtoritë dhe organizatat, komisionet, personat juridikë të cilët kryejnë autorizime publike konform ligjit dhe institucione të tjera, gjuhë zyrtare krahas gjuhës maqedonase dhe shkrimit të saj të jetë edhe gjuha të cilën e flasin 20 për qind e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë gjegjësisht gjuha shqipe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button