Ermonela Jaho nominohet në International Opera Awards 2018

Sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho së fundmi është nominuar në International Opera Award 2018, në kategorinë “këngëtarja femër” që mbahet në Britani të Madhe, njofton Portalb.mk.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Jaho nëpërmjet rrejtit social fejsbuk dhe të njëjtën e cilësoi si nder për të.

“Ndihem shumë e nderuar për nominimin në International Opera Awards 2018”, tha Jaho.

Përdryshe, Ermonela Jaho është soprano shqiptare e cila u lind në Tiranë, Shqipëri por që u largua më vitin 1974. U largua në vitin 1993 nga Shqipëria për në Itali me një bursë studimi, dhe më pas iu desh ta realizojë ëndrrën e ngjitjes në skenë, përkrah artistëve të huaj.

Ajo filloi mësimet e saj të të kënduarit kur ishte vetëm gjashtë vjeç. Pas përfundimit të studimeve në shkollën artistike “Jordan Misja” në Tiranë ajo fitoi një konkurs që i mundësoi largimin e saj në Itali për të përfunduar studimet në Akademinë “Santa Cecilia” në Romë. Pas përfundimit të studimeve për këndim dhe piano, ajo fitoi disa konkurse të rëndësishme, të tilla si: Giacomo Puçini në Milano Itali më 1997, Spontini International Ancona, Itali më 1998, në Rovereto Zandonai, Itali më 1999, këngëtarja më e mirë e Festivalit Wexford më 2000.

Ajo ka performuar në shumë opera të botës, duke përfshirë Royal Opera në Londër, Metropolitan Opera në Nju Jork, Berliner Statsoper, ParisChamps Elysees-Teatro San Carlo di Napoli, Opera Kompania e Filadelfias, Opera e Marsejës, Arena di Verona, Teatro Verdi di Trieste, Teatro La Fenice,Teatri Capitoul de Toulouse, etj.

Aktiviteti i saj i parë ka qenë koncerti në Mantova. Më pas kanë qenë një sërë koncertesh, në akademinë “S. Cecilia”, konkurset, opera e parë “Cenerentola”, nga Rossini, “L’amico Fritz” nga Mascagni, e shumë personazhe si Zhuljeta, Suzana, Kontesha, Adina, Mimi, Armida etj. Ka interpretuar në teatrot “Aligheri”, Ravena, “Piçolo”, Scala-Milano dhe në shumë skena të tjera botërore. Bashkëpunimet kanë qenë edhe me televizionin italian RAI, Mondovisione, BBC etj.

Ndryshe, International Opera Award është një ceremoni vjetore e shpërblimeve që nderon arritjet në opera në mbarë botën.
International Opera Awards u themelua në vitin 2013 nga Harry Hyman, biznesmen në Mbretërinë e Bashkuar, filantrop dhe mbështetës i operës, dhe John Allison, redaktor i revistës Opera. Qëllimi i ngjarjes është të rrisë profilin e operës si një formë arti në nivel ndërkombëtar.

Çmimet jepen në rreth 20 kategori çdo vit. Nominimet për të gjitha kategoritë janë të hapura për publikun e gjerë, të cilët paraqesin zgjedhjet e tyre nëpërmjet një forme online. Listat e gjata të krijuara nga ky proces janë konsideruar më pas nga një juri e kritikëve dhe administratorëve të operës, të cilët shpallin shortlista përpara ceremonisë.

Fituesit përcaktohen me votim të fshehtë, me përjashtim të Çmimit të lexuesve të revistës Opera, e cila vendoset me votim publik.

Më poshtë mund të shihni edhe çmimet e ndara në International Opera Award 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button