fbpx

Moratti konfirmon Stamaccionin si trajner të përhershëm

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka zbuluar se Andrea Stramaccioni do të mbetet në karrigen drejtuese të Nerazzurrëve edhe pas këtij sezoni.

36-vjeçari u caktua si trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit pas largimit të Claudio Ranierit në mars, dhe Interi tash e ka marrë vendimin për ta angazhuar atë me kontratë të përhershme.

“Do ta konfirmoj Stramaccionin si trajner të ri të përhershëm. Ai ka dëshmuar klasin e tij dhe përvojën në një derbi që vërtet më ka ngazëllyer”, ka thënë Moratti për Sky Sport Italia.

Interi ka fituar pesë nga tetë ndeshjet në Serie A nën drejtimin e Stramaccionit, ndërsa ka dy barazime dhe një disfatë. Interi do të udhëtojë te Lazio të dielën në ndeshjen e fundit të ligës, që mund të jetë vendimtare për kualifikimin ose jo të klubit në Ligën e Kampionëve./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close