Maqedoni, fakte kryesore dhe këshilla për paraqitjen e personave fizik si pagues të TVSH-së

Kush duhet të paraqitet si pagues i TVSH-së, dhe a duhet, çfarë konfuzione janë shkaktuar prej kësaj mase, çka duhet të dihet dhe si duhet të veprohet?

Këto ditë opinioni u shqetësua prej kërkesës së Drejtorisë së të Hyrave Publike ku të gjithë personat fizik të cilët kryejnë veprimtari afariste dhe në vitin e kaluar kalendarik (2017) kanë realizuar fitimit prej mbi 1 milion denarë në vit (16.260 euro ose 1.355 euro në muaj bruto) të paraqiten si pagues së vlerës së shtuar (TVSH-së) edhe atë më së voni deri me 15 janar të vitit 2018.

Kumtesa u publikua vetëm 4 ditë para dhe ai afat kaloi shpejt. Kjo është e dyta herë që DHP të jep një kumtesë të tillë në fillim të vitit. Të njëjtën e ka bërë edhe në vitin e kaluar, pasi që në vitin 2016 Ligji për TVSH u ndryshua dhe kufiri i poshtëm për paraqitjen e paguesve të TVSH-së u ul më poshtë, më saktë prej 2 në 1 milion denarë. Përndryshe, Ligji për TVSH hyri në fuqi me 1 prill të vitit 2016 dhe kufiri i poshtëm sipas të cilit personat fizik të cilën kryejnë veprimtari afariste, duhet të paraqiten si pagues të TVSH-së dhe prej atëherë është ndryshuar disa herë. Nga ana tjerë, definimi për pagesën e TVSH-së nuk ka ndryshuar që atëherë, do të thotë se prej atëherë personat fizik është dashur që të paraqiten si pagues të TVSH-së, por ky segment i ligjit nuk ka ndryshuar.

Ligji për TVSH është ligji për biznesin. TVSH është tatim i biznesit, gjegjësisht, tatim i të bërit biznes dhe ai është taks e transaksionit dhe paguhet gjatë kryerjes së transaksioneve, gjegjësisht kur këmbehen paratë. Do të thotë se është tatim i fitimin, dhe jo tatim i të hyrave. Për këtë ekziston tatim personal i fitimit (TPF). Ky tatim është i lidhur me fitimin. Dhe nuk ka lidhje se sa para gjithsej kanë hyrë në llogarinë tuaj të transaksionit, por nëse keni fitim  mbi 1 milion denarë dhe atë vetëm prej veprimtarisë afariste. Kjo do të thotë se duhet të mblidhini shumën e parave që do të këmbeni, gjegjësisht që do t’i paguani dhe do të paguhen prej jush për veprimtarinë e kryer afariste dhe të shihni nëse fitimit i përgjithshëm është më i madh se 1 milion denarë gjatë vitit të kaluar. Nëse keni marr mjete në vend të pagës, si dhuratë, si trashëgimi ose të ngjashme, në Llogarinë tuaj të transaksionit, ato nuk hyjnë në fitim, sepse nuk burojnë prej veprimtarisë afariste.

KËRKONI NDIHMË!

Një këshillë, e vetme dhe më e rëndësishmja është se duhet të mbani mend këtë tekst. Përderisa gjatë vitit keni pasur fitim prej  milion denarë të realizuar përmes veprimtarisë afariste, që do të thotë se plotësoni kriteret për paraqitje si pagues i TVSH-së, ajo që duhet të bëni  është që me patjetër është që të kontaktoni një kontabilist. Kjo është shumë e rëndësishme. Ligji për TVSH aspak nuk është i thjeshtë. Anash asaj se është miratuar në vitin  1999 dhe ka hyrë në fuqi në vitin 2000 është ndryshuar dhe plotësuar 20 herë, ka vendim nga Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë ligj, dhe përskaj asaj se për implementimin e këtij ligji ka një sërë rregulloresh të cilat janë miratuar dhe ndryshuar 23 herë. Do të thotë, se bëhet fjalë për problematik komplekse, e cila përkrah asaj që është shkruar, ka një numër të madh rregulloresh me të cilat punojnë kontabilistët dhe DHP, dhe të cilat nuk janë të shkruara askund. Për shembull, ligji thotë se në momentin që bëheni pagues i TVSH-së si person fizik, një status të tillë e mbani për 5 vite, por DHP mund të ju fshijë një status të tillë në vitin e dytë nëse për gjatë gjithë vitit nuk keni fitim të atillë nga veprimtari afariste edhe nëse paraqitni zero TVSH. Kjo bëhet edhe përkrah asaj se ju keni shpenzime për paraqitjen e fitimit joekzistues dhe DHP ka shpenzime gjatë ndjekjes së Tatimit tuaj joekzistues.

Në kumtesën e DHP thuhet se “në fitimin e përgjithshëm për regjistrimin për qëllimet e TVSH-së hyjnë edhe të hyrat e realizuara mbi baza të kryerjes së veprimtarisë afariste, siç janë veprimtarit e ekspertëve dhe drejtoritë e falimentimit, të hyrat prej veprimtarisë bujqësore, të hyrat e realizuara mbi baza të një marrëveshje në akt, të hyrat e realizuara gjatë dhënies me qira një hapësirë afariste, të hyrat e realizuara prej marrëveshjeve autoriale dhe të drejtat e pronësisë industriale, të hyrat mbi baza të anëtarësimit të bordit mbikëqyrës dhe të ngjashme”.

LIGJI I NDËRLIKUAR, I PAQARTË DHE KUNDËTHËNËS

Por, edhe kjo nuk është ashtu e thjeshtë. Do të thotë se, kjo paraqitje ju referohet personave fizik, qytetarëve, të cilët nuk kanë të inkorporuar asnjë person ligjor, ndërsa kryejnë veprimtari të pavarur afariste. Por, nga ana tjetër, veprimtari afariste mund të kryejnë vetëm personat të cilët janë të regjistruar në ndonjë regjistër. Këtë e vërtetojnë tre ligje – për shoqëri tregtare, për tatim personal dhe një ligj tjetër të cilin askush nuk e përmend dhe që njihet si Ligji për ndalim dhe parandalim të kryerjes së veprimtarisë së paregjistruar.  Sipas nenit 6 të këtij ligji, veprimtari e paregjistruar konsiderohet edhe “kryerja e veprimtarisë nga ana e personit fizik i cili nuk  është regjistruar në organe kompetente”. Kuptohet, këtu ka edhe përjashtime. Që të zbuloni se cilët janë ata juve do të ju ndihmojë kontabilisti i autorizuar. Por, ka edhe shumë paqartësi, të cilat i mundojnë edhe kontabilistët, dhe të cilët deri më tani askush nuk i ka qartësuar ligjërisht:

  • nëse jeni gazetar i pavarur (freelancer), i cili përfiton prej shitjes së shkrimeve të tij nëpër mediume dhe i cili vet paguan fotograf, dhe nuk është regjistruar askund, a kryen atëherë vepër të paregjistruar? Nëse jeni, anëtar i shoqatë së gazetarëve, a jeni atëherë i regjistruar dhe a mund të kryeni veprimtari të pavarur gazetareske?
  • ose nëse kryeni shërbime softwerike jashtë shtetit dhe këtë e paguani. A është kjo e hyrë (e cila nuk përfshihet në TVSH) ose fitim? Vendi ku është kryer shërbimi është jashtë shtetit, te shfrytëzuesi, ndërsa drejtoria ynë e tatimeve nuk ka kompetenca që të paguaj TVSH jashtë. Por, kjo nuk është sqaruar deri në fund.
  • më pas, edhe pse në kumtesën e DHP thuhet se të hyrat sipas anëtarësimit në bordin mbikëqyrës është veprimtari e pavarur afariste. A kryen dikush i cili është emëruar në bordin udhëheqës me propozim të Qeverisë ose ndonjë organ tjetër i pavarur veprimtari të pavarur afariste, ndërsa ai organ i cili e ka emëruar i tregon se si të votojë në bordin mbikëqyrës? Ai është i vendosur aty që të mos mbrojë interesat personal, por interesat e atij që e ka vendosur. Duke lënë anash faktin që veprimtari afariste nënkupton ekzistim të konkurrencë dhe luftës për fitim. Nëse ju si anëtar i bordit udhëheqës keni konkurrencë dhe keni mënyrë që të rrisnin përfitimin tuaj personal, ose luftoni për të arritur këtë? A është anëtarësimi në bordin mbikëqyrës kryerje e veprimtarisë afariste ose kryerja e funksionit? Do të thotë, as kjo nuk është e qartë.
  • Nëse si profesor në fakultet jeni i angazhuar prej fakultetit tuaj në projekt jashtë ligjërimeve, mjetet e këtij projekti a konsiderohen fitim? A bëhet fjalë këtu për kryerje të veprimtarisë afariste, apo fakulteti si punëdhënësi i juaj ju drejton në punë? Nuk është e qartë.

SI TE GJENI KONTABILIST TË AUTORIZUAR

Kjo dhe një sërë pyetjesh mund të paraqiten kur mendoni që të paraqiteni si pagues i TVSH-së dhe për këtë ju duhet një kontabilist i pavarur. Kontabilistët kushtojnë, por nuk do të thotë se duhet të arrini marrëveshje me të parin që do të gjeni me çmime të larta. Si për fillim, mund të kërkoni konsultim me kontabilist të autorizuar të cilin e njihni ose mund të gjeni kontabilist të autorizuar përmes shokëve, i cili do të ju këshilloj se si të veproni. Prej këshillave të tij më pas mund të përfundoni se cilat shërbime dhe sa të tilla ju nevojiten.

TVSH paguhet një herë në muaj, do të thotë se dokumentacioni duhet të përgatitet për çdo muaj, por kjo vlen vetëm nëse jeni fitim mbi 3,5 milion denarë në vit (56,9 mijë euro ose 4.742 bruto në muaj). Përderisa fitimi i veprimtarisë afariste është nën këtë vlerë, atëherë pagesa e TVSH-së për çdo tre muaj, do me thënë 4 herë në vit, ashti që mund të kërkoni çmim më të ulët për shërbime kontabiliste dhe veçanërisht nëse keni numër më të vogël të pagesave përgjatë vitit.

Për çdo rast, nëse keni fitim vjetor mbi 16,2 mijë euro në vit (paraqitje të TVSH çdo tre muaj) ose mbi 56,9 mijë euro në vit (paraqitje e TVSH-së për çdo muaj), do të duhet t’ia lejoni vetes shërbimet e kontabilistit të autorizuar. Edhe diçka. Gjithkund në tekst flitet për kontabilist të autorizuar. Kontrolloni nëse kontabilisti juaj ka të gjithë autorizimet dhe licencat për kryerjen e veprimtarisë së kontabilitetit dhe nënshkruani marrëveshje me të që të keni dokument se jeni marr vesh dhe për çfarë shume.

Kontabilisti mund të ju ndihmojë edhe për një sërë pyetjesh të tjera:

  • Mund të ju mësoj se si të lajmëroheni, ose si të lajmërohet ai si pagues i TVSH-së në vendin tuaj në situata kur afati për paraqitje ka skaduar (në vend të paraqitjes së detyruar, mund të kryejnë paraqitje vullnetare sepse edhe personat të cilët kanë fitim prej 1 milion denarë mund të paraqiten vullnetarisht si pagues të TVSH-së)
  • Mund të ju kursej para për atë që do të mund të ju tregojë se si shfrytëzohen lehtësimet prej tatimeve (të cilat në Maqedoni për persona fizikë janë shumë të kufizuara, për dallim prej vendeve perëndimore ku mund që nga pagesa e TVSH-së të refuzoni edhe shpenzimet e tjera për kujdesin e prindit të sëmurë ose për kujdesin e një kafshe shtëpiake, nëse keni një të tillë, përkrah serisë së lehtësimeve të tjera të definuara në ligjet më tutje).
  • ai do të ju tregojë se prej kur fillon pagesa e TVSH-së dhe si të veproni (prej momentit që do të regjistroheni, do të thotë për fitimin në të ardhmen) dhe do të ju informoj ju se mund të ngrini çmimet e shërbimeve të juaja ose prodhimeve për 18 përqind që prej atij momenti, aq sa është vlera e TVSH-së. Kuptohet, vendimi përfundimtar do të varet prej jush sepse ju më së miri se dini se në degën ekonomike që punoni një rritje e tillë e çmimeve të juaja është e mundshme duke mos rrënuar pozitën tuaj konkurruese. Ndoshta mund që çmimet e juaja  t’i rrisni me përqindje më të vogël, ndërsa një pjesë të tatimit të paguani prej përfitimit tuaj nëse dëshironi të mbeteni konkurrent. Ose mund të rrisni çmimet e shërbimeve tuaja ose të prodhimeve pikërisht 18 përqind dhe atëherë do të kuptoni se keni qenë më të lirë prej konkurrencës vetëm se nuk keni qenë pagues i TVSH-së.
  • kontabilisti i autorizuar poashtu, do të ju këshilloj nëse duhet të regjistroheni si kryes i pavarur i veprimtarisë ose nëse është më mirë të regjistroheni si kompani (nëse veprimtarinë e kryeni në vazhdimësi ose rregullisht, pa marr parasysh nëse është dytësore ose kryesore dhe nëse planifikoni ta kryeni edhe në të ardhmen, me siguri do të duhet të regjistroni kompaninë). Regjistrimi i kompanisë, nga ana tjetër, do të thotë se do të mund të ndani pagën (nëse nuk merrni para prej ndonjë vendi tjetër), regres për pushim vjetor, si dhe të ju pranohen shpenzimet për rrufë, shpenzime materiale, do të mund të llogaritni amortizimin e veturës dhe të tjera, përparësi që si person fizik nuk i keni.

BURIMI: Vertetmates.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button