Nataliteti në Rusi pëson rënie për 10.7%

Shërbimi i statistikave i Rusisë tha se lindjet në këtë vend kanë rënë për 10.7 përqind në vitin 2017, krahasuar me vitin paraprak.

Edhe pse norma e vdekjeve në Rusi në vitin 2017 është zvogëluar për 3.9 përqind krahasuar me 2016-ën, norma e lindjeve nuk i ka kontribuar rritjes së popullsië, bëjnë të ditur të dhënat e Shërbimit Statistikor të Shtetit (Rosstat), raporton REL.

Agjencia tha se 1.69 milion fëmijë kanë lindur në Rusi vitin e kaluar – 203,000 më pak se në vitin 2016.

Është ky viti i tretë radhazi që Rosttat regjistron rënie të natalitetit.

Në muajin nëntor, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shprehur shqetësim për “situatën akute demografike në Rusi” dhe ka thënë se qeveria do të “rishikojë programin kombëtar demografik”.

Popullsia ruse është zvogëluar prejse ka arritur kulmin në mbi 148 milionë në vitin 1992, një vit pas shbërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button