Një delegacion nga Opera dhe Baleti i Stambollit vizitë në Ministrinë e Kulturës

Një delegacion nga Opera dhe Baleti i qytetit të Stambollit pranë Ministrisë turke të Kulturës u prit në një takim në hapësirat e Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë, ku u shkëmbyen përvojat dhe bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e kulturës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Delegacioni i Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë përbëhej nga sekretari i shtetit në Ministrinë e Kulturës së Maqedonisë, Valmir Aziri dhe nga kreu i kabinetit të këtij institucioni, Todorçe Tasevski. Ndërsa ai i Operas dhe Baletit të Stambollit udhëhiqej nga Suat Arıkan, i cili ishte i shoqëruar edhe nga drejtoresha e përgjithshme e kompanisë ajrore Turkish Airlines – Shkup, Pınar Ayvaz.

Siç thekson Ministria e Kulturës së Maqedonisë përmes një njoftimi me shkrim, bashkëpunimi mes dy institucioneve kulturore është vërtetuar se është i shkëlqyer, por mund të intensifikohet dhe përmirësohet edhe më shumë.

“Bashkëbiseduesit diskutuan mundësitë konkrete dhe realizimin e koncerteve, shfaqjeve të operas, kolonive të artit dhe formave të tjera të bashkëpunimit kulturor mes intitcioneve dhe artistëve nga të dyja vendet, të cilat priten në të ardhmen e afërt”, thuhet në njoftim.

Më tej njoftohet se drejtori i Operas dhe Baletit të Stambollit, Suat Arıkan, sot është takuar edhe me drejtorin e Orkestrës Filharmonike të Maqedonisë, Viktor Ilievski, si dhe me drejtorin e Baletit të Maqedonisë, Ilija Rajkovski.

Nga atje theksojnë se vizita e delegacionit nga Opera dhe Baleti i Stambollit realizohet me ftesë të sekretarit të shtetit Valmir Aziri, pas vizitës së tij të vjeshtës së kaluar në Stambill, ku ndër të tjera ai vizitoi Operan dhe Baletin e Stambollit dhe ftoi drejtorin e këtij institucioni për të vizituar Maqedoninë dhe për të realizuar takime me përfaqësuesit kulturor të këtij vendi për intensifikimin e bashkëpunimit të mëtejshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button