Lumturia e një nëne me fëmijë autik. Histori prekëse, por që duhet lexuar…

Nuk kam kërkuar asnjëherë të jem nëna e një djali me probleme ndjeshmërie dhe me autizëm. Besoj se asnjë nënë nuk do e donte diçka të tillë, por për mua është çdo gjë shumë normale tashmë. Në muajin gusht shoqërova djalin tim për në kopsht dhe i mësova nga pak se çfarë do të bënte aty gjatë paradites, si do të silleshin të tjerët afër tij dhe si duhet të sillej ai. E shihja dhe vetëm më dëgjonte. Shkuam në çdo vend të kopshtit dhe në fund, lamë të shihnim tualetin. Pasi lau duart, Augusti i hodhi sytë nga pajisja blu që shërben për tharjen e duarve, por duke qenë se nuk kishte përdorur më parë një pajisje të tillë, më pa në sy dhe nuk dinte çfarë të bënte. Ai shikim aq fëmijëror, aq i padjallëzuar, më tronditi. “Mund ta provosh, nëse do” i thashë. Ai qeshi dhe zgjati duart tek pajisja, duke kërkuar diçka. Menjëherë ajo filloi të nxirrte ajër dhe ai e kuptoi se si funksiononte. Zhurma dhe freskia e ajrit e bënë atë të qeshte, kurse unë nuk po pushoja së qari. Duke qenë autik, ai ka shumë frikë nga zhurmat, sidomos nga zhurma e kasetës së wc-së. Ta shihja atë të mposhte frikën e zhurmës në tualet, e mbi të gjitha të qeshte me të, ishte gjithçka për mua, transmeton Bota.al. 

Ta shoh atë të përshtatet me botën përreth dhe të provojë gjëra të reja janë si fitore të vogla, por që për një prind si puna ime duken si fitore olimpike. Ai mposhti një nga frikërat e tij më të mëdha dhe ai moment më bëri shumë krenare për djalin tim. Ndoshta juve ju duket si diçka e vogël, sepse nuk e keni provuar vetë se çfarë është të rrisësh një fëmijë me probleme të tilla. Përditë përballesh me frikëra të reja dhe përditë duhet të nxjerrësh mënyra të reja për ta bërë fëmijën tënd të mos trembet, por t’i shohë si normale gjërat që vërtet janë normale për njerëzit si ne, pa probleme. Më dhimbset, më dhimbset ta shoh tim bir ashtu, por njëkohësisht ndihem edhe krenare që ai po ia del të mposhtë frikërat e tij. Lumturia ime më e madhe si prind është ta shoh atë të jetojë normalisht. Mendoj se dëshira e çdo prindi, është ta shohë fëmijën duke jetuar një jetë më të mirë se jeta që ka bërë vet. Ndoshta ai s’ka për ta arritur zhvillimin e plotë mendor, por unë shpresoj se me punën dhe mbështetjen time ai ka për t’u përmirësuar. Çdo prind duhet të bëjë të njëjtën gjë. Mbështetini fëmijët tuaj, të sëmurë apo jo. Nëse doni rini të shëndetshme nesër, nisni të punoni me fëmijën tuaj sot. Asnjëherë nuk është vonë…

Sara Farrell Baker.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button