Bie përqindja e punëve të kryera ndërtimore jashtë vendit

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistika, në periudhën janar-mars të vitit 2012, vlera e përgjithshme e punëve të kryera ndërtimore jashtë vendit arrin 66.356 mijë denarë që është për 76.4 për qind më pak se në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Gjatë periudhës së lartpërmendur operativa ndërtimore e Republikës së Maqedonisë në vendet e huaja ka kontraktuar punë ndërtimore në vlerë të përgjithshme prej 189 356 mijë denarë që është për 88.5 për qind më pak se në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në periudhën e njëjtë është vërejtur vëllim i zmadhuar i punëve të kryera ndërtimore në Holandë, ndërsa në tregjet tjera është regjistruar sasi e zvogëluar. Si tregje të reja paraqiten Italia dhe Franca. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button