Maqedoni, vozitësit të kenë kujdes: Policia e trafikut do t’i shtojë kontrollet (VIDEO)

Duke e ndjekur situatën me komunikacionin, dhe jo vetëm në kryeqytet, por në nivel të tërë shtetit, është e konstatuar dukuria e mosrespektimit të rregullave të komunikacionit dhe për atë Ministria e Punëve të Brendshme ka përgatitur një sërë masash dhe aktivitetet që do të realizohen në periudhën e ardhshme, në pikëpamjen e parandalimit të këtij trendi negativ, deklaroi zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski në konferencën e sotme për shtyp, njofton Portalb.mk.

“Në periudhën e ardhshme do të dënohet ashpër të gjitha shkeljet në komunikacion, të cilat janë arsye më të shpeshta për aksidentet me pasoja të rënda, siç janë, vozitja nën ndikimin e alkoolit, vozitja me shpejtësi më të madhe se sa e lejuara, mosdhënia përparësi të veturave dhe këmbësorëve”, tha Angellovski.

Ai shtoi se në mjediset urbane, do të kenë numër më të madh të policisë së trafikut, por edhe të merimangave. Gjithashtu, sipas policisë, do të dënohet edhe personat që në veturat e tyre kanë vendosur pajisje për dhënie të dritave apo zërave special të ashtuquajtur “flesherë”.

“Apelojmë deri te qytetarët që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit, jo që t’u ikin dënimeve, por para se gjithash, ta rrisim sigurinë në komunikacion”, tha Angellovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button