A do ta kishte falur Jay-Z një tradhëti të Beyonce?

Jay-Z u intervistua nga Van Jones në CNN dhe aty ai foli hapur për marrëdhënien e tij me Beyoncé. Për ju që ende nuk e dini çfarë ka ndodhur, Jay-Z mesa duket kishte bërë ca gabime të pafalshme në të shkuarën, Beyoncé publikoi një album për këtë gjë por pavarësisht gjithçkaje, çifti qëndroi bashkë, shkruan Class.

Gazetari Jones i bëri disa pyetje artistit të njohur në lidhje me martesën e tij. Pyetjes se përse çifti kishte luftuar aq fort për tu rikthyer në normalitet, Jay-Z ju përgjigj: “Epo, ajo është shpirti im binjak. Personi që unë dashuroj. Ne zgjodhëm të luftojmë për dashurinë tonë, familjen tonë e t’i jepnim fëmijëve tanë një të ardhme tjetër.”

Jay-Z gjithashtu dha dhe këshillën e tij për personat që kanë bërë të njëjtin gabim në një marrëdhënie. Artisti theksoi rëndësinë e të kuptuarit të dhembjes që shkakton, dhe sipas tij falja më e mirë është një sjellje e ndryshuar (më mirë sigurisht).

Po Jay-Z a do ta kishte falur këngëtaren në qoftë se do kishte qenë ajo që kishte tradhëtuar?

“Shpresoj,” – u përgjigj ai. “Sepse e dua atë, pavarësisht gjithçkaje.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button