fbpx

Xhaferi, koha e rasteve të montuara, ka perënduar

BDI nuk do të tolerojë raste të montuara, kështu u shprej sot numri dy i qeverisë, Musa Xhaferri i pyetur rreth aksionit policor ‘Monstrum’.

‘Nuk do të tolerojmë raste të montuara, besojmë në transparencë të institucioneve shtetërore të drejtësisë dhe duhet të jemi konsekuent të dënojmë vrasje të atilla pa marrë parasysh motivet e vrasjes, sepse jeta e njeriut nuk kompensohet dhe as nuk kthehet’ deklaroi sot zëvendës kryeministri Musa Xhaferi. 

Protestën spontane të shkupjanëve ditën e premte Xhaferi e vlerëson të drejtë diskrete të çdo qytetari në shprehjen e pakënaqësive të veta.

‘Secili nga përfaqësuesit politik mbron përgjegjësinë individuale se si deklarohet, për atë shkak nuk ka të bëjë me atë se ne toleruam apo jo Jankullovskën ti etiketojë të arrestuarit në atë mënyrë. Ashtu se si është prononcuar ajo lidhur me të arrestuarit ashtu edhe ju mundeni t’iu drejtoheni asaj që u ka prononcuar duke deklaruar në atë mënyrë. Duke pasur parasysh faktin që ne punojmë në drejtim të rritjes së numrit të gjykatësve, prokurorëve, avokatëve, dhe noterëve shqiptarë po ashtu padyshim në institucionet gjyqësore kemi gjykatës shqiptarë që do jenë transparent në gjykim”.

Zëvendës kryeministri Xhaferi deklaratat i dha gjatë shënimit të Ditë së Evropës, që me  aktivitete kulturoro-artistike do të mbahen gjatë tre ditëve në vazhdim në sheshin  Skënderbeu në Shkup.

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close