Komuna e Tetovës ende pa kryetar të Këshillit, ja çfarë thotë Teuta Arifi

Tre muaj pas zgjedhjeve lokale, ende nuk është zgjedhur kryetari i Këshillit të Komunës së Tetovës, ndërkaq sipas kryetares së komunës, Teuta Arifi, pritet që së shpejti të zgjidhet kryetari i Këshillit, por pa dhënë ndonjë afat konkret, raporton Portalb.mk.

“Deri më tani kemi pasur atmosferë jashtëzakonisht të mirë dhe konstruktive në mes të gjithë anëtarëve të Këhsillit dhe kjo është dëshmuar me shumë hapa në muajt e fundit. Jam shumë e bindur që shumë shpejt do të arrihet që të zgjedhim edhe kryetarin e Këshillit”, tha Arifi pas promovimit të pastruesve të ajrit në çerdhen “Mlladost”.


Zgjedhja e kryetarit të Këshillit ka dështuar dy herë, së pari për shkak se seanca konstituive u ndërpre nga këshilltarja Rushadie Ramani-Halili nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, ndërkaq së fundmi, pasi është zgjedhur kandidati i PDSH-së, Adnan Bilalli, sektori juridik i Komunës ka konstatuar se zgjedhja e kryetarit të Këshillit nuk është në pajtueshmëri me nenin 47 paragrafi 2 nga Ligji për vetëqeverisje lokale dhe nenit 19 paragrafi 1 nga Rregullorja për punë e Këshillit të Komunës së Tetovës.

Nga Komuna e Tetovës për thonë se, tanimë të gjithë këshilltarët i kanë të verifikuara mandatet, ndërkaq pritet që të arrihet konsensus politik që më pas të zgjidhet kryetari.

“Janë verifikuar të gjitha mandatet e këshilltarëve, tani duhet vetëm të arrihet konsensus që të zgjidhet kryetari, besoj që kjo shumë shpejtë do të arrihet”, thonë zëdhënësi i Komunës së Tetovës për Portalb, Ardian Ismaili.

Këshilli i Komunës së Tetovës numëron 31 këshilltarë, ndërsa nga kjo përbërje, ndërkaq për zgjedhjen e kryetarit nevojitet shumicë, apo 16 vota prej numrit të përgjithshëm.

Përbërjen e Këshillit mund ta shihni më poshtë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button