Senatorët i kërkojnë Trumpit të përmbahet nga komentet për çështjen ruse

Senatorët republikanë, Lindsey Graham dhe Susan Collins, i kanë bërë thirrje presidentit amerikan, Donald Trump të mënjanojë komentet publike lidhur këshilltarin që po heton çështjen ruse, transmeton REL.

Këto deklarata janë bërë ndaras në studio televizive, pas raportimeve, se Trump ka tentuar të shkarkojë këshilltarin special, Robert Mueller, i cili aktualisht është duke hetuar nëse ka pasur ndonjë lidhje eventuale në mes të fushatës së Trumpit dhe Rusisë.

Trump, i cili ka bërë një varg komentesh në Twitter lidhur me këtë çështje, i ka kundërshtuar raportimet e mediave amerikane, duke i cilësuar “lajme të rreme”.

Të gjithë hetimin ai e konsideron “gjueti shtrigash”.

“Mendoj se do të ishte më së miri, që presidenti të mos e përmend më asnjëherë hetimin, madje as në postime në Twitter, përveç bisedave private me avokatin e tij”, ka thënë Collins në CNN.

Raportimet e mediave, fillimisht nga The New York Times, kanë thënë se Trump ka udhëruar këshilltarin Donald McGahn të shkarkojë Muellerin, mirëpo e ka tërhequr këtë vendim, pasi McGahn ka kërcënuar me dorëheqje.

Graham dhe Collins po ashtu kanë thënë se Kongresi duhet të konsiderojë një legjislacion për mbrojtjen e Muellerit në rast të shkarkimit të padrejtë nga ana e presidentit.

Graham dhe tre senatorë demokratikë kanë prezantuar gushtin e kaluar një legjislacion, sipas së cilit do t’i kërkohej panelit të gjyqtarëve federalë për të shqyrtuar ndonjë vendim për të shkarkuar këshilltarin special.

“Unë kam legjislacionin për mbrojtjen e zotit Mueller dhe do të isha i lumtur nëse e miratojmë atë nesër”, i ka thënë Graham në programi në ABC.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button