Besimi: Gjendja e sigurisë vazhdimisht ndiqet

Gjendja e sigurisë për çdo ditë përcillet, ndërsa ARM-ja i kryen detyrat e saja. Fokusi mbetet në përmbushjen e standardeve të NATO-s, të cilat para se gjithash janë standarde për ne, theksoi ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi.

Lidhur me rajon, përshpejtimi i dinamikës së evrointegrimeve , veçmas anëtarësimi në NATO, është me rëndësi të jashtëzakonshme për stabilizimin në afat të gjatë për rajonin. Rritja e numrit të misionit të KFOR-it me 700 ushtarë shtesë në Kosovë, është pikërisht ajo që të forcohet siguria derisa zgjasin zgjedhjet në Serbi, me qëllim që të mbahet stabiliteti”, thekson Besimi.

Ministri lidhur me  se me rebalancin e fundit të buxhetit me ç’rast mbrojtja u shkurtua me 10 milionë euro theksoi se “Tani buxheti në mbrojtje me korrigjimet është në nivel të 1.2 për qind të Bruto Prodhimit Vendor. Planifikohet që ai të jetë mbi 2.1 për qind deri në vitin 2020, ky është plani afatgjatë. Lidhur me shifrën e tanishme, ne jemi diku në mesataren e vendeve anëtare të NATO-s dhe në rajon. Interesi ynë mbetet që të fokusohemi në buxhet më të konsoliduar, veçmas në pjesën e modernizimit, ndërsa duke marrë parasysh mundësitë e kapaciteteve të shtetit do të orvatemi që buxheti i mbrojtjes të jetë në nivel adekuat që të mos kërcënohen objektivat”, deklaroi Besimi.

Ministri theksoi se po punohet në definimin e modelit për modernizimin e ARM-së në planin afatmesëm dri në vitin 2020, me modele të financimit afatmesëm, por edhe të menaxhimit me pajisje joperspektive. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button