Xhensila dhe Besi i bashkohen iniciativës “Fundjavë Ndryshe”

Aktori i njohur Bes Kallaku dhe bashkëshortja e tij, këngëtarja Xhensila Myrtezaj iu kanë bashkuar nismës së bamirësisë “Fundjavë Ndryshe” dhe kanë ndihmuar një familje që jeton në varfëri ekstreme.

Përveç kushteve të rënda, familja përballet edhe me sëmundjen e zotit të shtëpisë, i diagnostifikuar me kancer. Në disa fotografi që janë publikuar në Instagram nga iniciativa “Fundjavë Ndryshe”, shihet Xhensila e cila këtë situatë nuk e ka përballuar lehtë emocionalisht.

“Sot në Kashar, tek familja e Ferit Sorrës, i cili mes halleve të shumta nuk i siguron dot fëmijëve as ushqimin. Prej kohësh i sëmurë me kancer e plot maraz që fëmijëve të tyre nuk mundi ti lë asgjë edhe pse punoj gjithë jetës. Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj iu bashkua Fundjavës Ndryshe dhe sollën plot ndihma e dhurata për 3 ëngjëjt e vegjël. “Bamirësia nuk të varfëron”’- ka qenë mbishkrimi i fotografive të publikuara në Instagramin e “Fundjavë Ndryshe”./21Media

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button