Benzinat lirohen prej 3 deri në 3.50 denarë, dizeli mbet me çmim të njëjtë

Çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-95 zvogëlohet për 3.50 denarë për një litër, ndërsa ai i EUROSUPER BS-98 për 3 denarë për një litër, lajmëroi Komisioni rregullator për energjetikë në kumtesën e sotme.

Me këtë, çmimi i EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 83.50 denarë për një litër, ndërsa i EUROSUPER BS-98 85.50 për një litër.

Çmimi me pakicë i EURODIZEL (D-E V) dhe i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (VEL-1) mbetet në nivelin e njëjtë, me ç’rast EURODIZel (D-E V) do të vazhdojë të kushtojë 72.50 denarë për një litër, ndërsa Vaji ekstra I lehtë për amvisëri (VEL-1) 61.50 denarë për një litër.

Me këtë vendim bëhet zvogëlimi i çmimeve rafinerike të derivateve të naftës mesatarisht për 2.05 për qind, ndërsa çmimet me pakicë mesatarisht për 1.38 për qind. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button