Integrimi, Monti: Vazhdoni reformat

Kryeministri italian Mario Monti deklaron se Shqipëria duhet të vazhdojë reformat e saj për integrimin e vendit në strukturat europiane. 

Duke folur në një konferencë të përbashkët për media me homologun shqiptar Sali Berisha, i cili ndodhet në Romë, Monti vlerësoi rritje e eksporteve italiane drejt Shqipërisë, ndërsa theksoi se pavarësisht krizës ekonomike ka vijuar kontributi me investime në Shqipëri. 

Kryeministri i Italisë shprehu vlerësimet për përpjekjet e vazhdueshme të Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian.

Nga ana e tij, shefi i qeverisë shqiptare Sali Berisha falënderoi Italinë për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë dhe me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë i bëri një ftesë zyrtare Montit të vizitojë vendin tonë. /topchannel

Lajme të ngjashme

Back to top button