Shkup, aktivizohen kamerat në komunikacion

Në Shkup prej sot janë aktivizuar kamerat për ndjekjen e komunikacionit të vendosura në të gjitha akset rrugore dhe bulevardet. 

Me këto kamera prej sot nuk mund të fshihet asnjë lloj shkelje e rregullit të komunikacionit, si shpejtësia, kahjet e kundërta apo shkelje të tjera në komunikacion, për shkak se ato regjistrohen dhe gjoba e MPB-së do të vij në adresën e shtëpisë suaj. 

Përveç shkeljeve të rregullave të komunikacionit, këto xhirime do të regjistrojnë edhe vepra penale. 

Kamerat janë vendosur në hyrje – daljet e Shkupit, udhëkryqe, bulevarde, ura, dhe tërë kjo në gjithsej rreth 100 lokacione, që do të xhirohet për 24 orë në ditë. 
Kamerat do të nxjerrin foto dhe xhirime që do të shërbejnë si materiale dëshmuese./INA

Lajme të ngjashme

Back to top button