Pirja e duhanit, edhe një cigare në ditë ka pasoja të rënda!

Njerëzit të cilët janë duke hequr dorë prej një nga veset më të dëmshme për shëndetin, siç është pirja e duhanit, mund të jenë ende në rrezik të vuajnë nga gjendjet shëndetësore potencialisht të rrezikshme për jetën, thonë ekspertët.

Edhe pse mendohet se pirja e një cigare të vetme në ditë nuk ndikon në shëndet, efekti që ai ka mund të jetë drastik në mirëqenien e përgjithshme dhe mund të rrisë ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve koronare të zemrës.

Nga studimi u vërejt se burrat që tymosnin një cigare në ditë ishin 48% më të rrezikuar për zhvillimin e sëmundjeve koronare të zemrës, ndërsa për femrat risku është 57% më i lartë.

Rreziku është i lartë edhe goditjen në tru, ku meshkujt janë 25 % të rrezikuar ndërsa femrat 31 %. Pra, duhani është më i rrezikshëm për femrat se sa për meshkujt.

Të gjithë duhet të ndërgjegjësohen dhe të kuptojnë pasojat që duhani sjell duke vendosur të heqin dorë përfundimisht prej tij.

Pirja e duhanit mund të ketë një ndikim drastik të dëmshëm në shëndet, duke prekur çdo gjë, nga qarkullimi i gjakut, deri te zemra, truri, mushkëritë etj.

Burimi: Independent / Shendeti.com.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button