Recetë gatimi: Kulaç i mbushur me pulë dhe arra

Kulaçi i mbushur me pulë dhe arra është i thjeshtë për t’u bërë dhe është i shijshëm. Shumë gatues mbeten të kënaqur.

Përbërësit:

  • 1 kulaç mesatar
  • 400 gr. mish pule
  • 200 gr. kërpudha
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 qepë e vogël
  • 1 pana kuzhine
  • 100 gr. arra të grira
  • 50 gr. gjalpë
  • 2 lugë gjelle verë e bardhë
  • 1 lugë gjelle miell
  • Erëza të ndryshme që përdoren për mish pule

Përgatitja:

Në fillim grihen hudhra dhe qepa dhe fërgohen me gjalpë derisa të marrin ngjyrë të zbehtë. Më pas hidhen kërpudhat, lihen disa minuta dhe shuhen me pak verë, dhe më vonë u hidhet pak lëng nga mishi i pulës. Mishi i pulës zihet, pritet në kubikë dhe më pas bashkohet me kërpudhat dhe zihen bashkë. Në një tigan me pak gjalpë fërgohet mielli dhe hidhet në masën e mishit dhe kërpudhave. Në fund provohen për shije, hidhen kripa dhe erëzat e ndryshme dhe një pana kuzhine. Kulaçi pritet në formë tasi me kapak dhe i hiqet tuli brenda. Hapësira bosh e kulaçit mbushet me gjellën e përgatitur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button