Shkup, mbahet takimi i liderëve për çështjen e emrit me Greqinë, ja kush është prezent (VIDEO)

Filloi takim i liderëve që mbahet në Klubin e Deputetëve në Shkup. Në këtë takim, në të cilin do të diskutohet për kornizën e ndërmjetësuesit të OKB-së në kontestin për emrin Methju Nimic, marrin pjesë kryeministri Zoran Zaev, presidenti Gjorge Ivanov, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Ivanov ka ardhur së bashku me dy përfaqësues të kabinetit të tij, kryeministri Zaev është me ministren e mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe atë të jashtëm Nikolla Dimitrov. Lideri i VMRO-së, Mickoski ka marrë me vete deputetët Vllado Misajlloski dhe Aleksandar Nikolloski ndërsa lideri i BDI-së ka ardhur së bashku me zv.kryemnistrat Bujar Osmani dhe Hazbi Lika.

Ende nuk dihet nëse pas mbledhjes do të ketë konferencë për mediat për të treguar çfarë janë marrë vesh.

Edhe në Greqi, kryeministri grek Aleksis Cipras realizoi koodrinim me kreun shtetëror për kontestin e emrit. Dje ai takoi kabinetin e tij qeveritar, liderin e partnerit të koalicionit, liderit të partisë “Grekët e pavarur”, Panos Kamenos, si dhe presidentin e Greqisë Prokopis Pavlopulos. Ndërkaq sot ai takoi liderin e partisë më të madhe opozitare, Liderin e “Demokracisë së re”, Kyrioakos Micotakis dhe në rrjedhë janë takimet e veçanta me liderët e parive të tjera.

Ndryshe, ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara për kontestin e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë, Methju Nimic, nëpërmjet një kumtese ka konfirmuar se do të udhëtojë për vizitë zyrtare në Athinë dhe Shkup, transmeton Portalb.mk.

Nimic viziton të dyja palët pas përforcimit të dinamikës për zgjidhjen e çështjes së emrit i cili ka ka bllokuar rrugën euro-atlantike të Maqedonisë tanimë 25 vite.

Në Davos të Zvicrës, në kuadër të Forumit Botëror Ekonomik, janë takuar kryeministrat e Greqisë dhe Maqedonisë, në të cilin takim është biseduar për gjetjen e një zgjidhjeje të mundshme.

Zaev - Cipras

Zaev – Cipras

Kryeministri Zaev është decid – identiteti nuk është subjekt i negociatave. Kolegu i tij nga Greqia, Cipras përsëri qartë tha – zgjidhja duhet të jetë për përdorim të përgjithshëm, transmeton Portalb.mk.

Zaev tha se në takim është shprehur edhe vullneti i mirë dhe përgatitja e Maqedonisë të tregojë se me të vërtetë ka vullnet për zgjidhjen e kontestit dhe pr atë siguroi se do të ndryshohet emri i Autostradës dhe Aeroportit të Shkupit të cilët mbajnë emrin “Aleksandri i Madh”.

“Me qëllim që konkretisht të tregojmë se jemi të përgatitur në procesin e zgjidhjes dhe qeveria do ta ndryshojë emrin e Aeroportit të Shkupit dhe Autostradës, kjo e fundit do të quhet “Autostrada e Miqësisë”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button