Maqedoni, mundësi e tretë për ndërtimet pa leje, janë legalizuar vetëm gjysma

Pronarët e ndërtimeve pa leje morën edhe një, mundësi të tretë nga shteti për fitimin e statusit juridik. Pas fillimit të këtij procesi disavjeçar, në mars të vitit 2011, pothuajse shtatë vite më vonë janë legalizuar dhe është dhënë listë pronësore për 195.092 objekte, përafërsisht 50 për qind nga gjithsej 440.000 ndërtime pa leje për të cilat është parashtruar kërkesë të statusit juridik.

Në fillim të procesit të legalizimit të objekteve të ndërtuara në mënyrë joligjore nga marsi deri në shtator të vitit 2011 janë parashtruar mbi 360.000 kërkesa. Në afatin shtesë, megjithatë, që u mundësua në fillim të vitit 2016 janë parashtruar edhe 80.000 kërkesa.

Me ndryshimet e fundit të ligjit për trajtim të objekteve të ndërtuara në mënyrë joligjore nga dhjetori i vitit të kaluar, u mundësua afat shtesë për parashtrimin e kërkesave për legalizim, nga janari deri në dhjetor të këtij viti, ndërsa deri nga fundi i qershorit të këtij viti për ata të cilët paraprakisht kanë kërkuar legalizim, por nuk e kanë kompletuar dokumentacionin me elaborat, llogari ose deklaratë nga noteri.

Një muaj jo të plotë pas zbatimit të afateve të reja, Ministria dikasteriale dhe komunat dërguan apel deri te qytetarët që t’i respektojnë afatet, me kohë të parashtrojnë dokumentacion dhe të mos presin deri në ditën e fundit. Premtuan edhe angazhim për shmangien e pengesave në kuadër të kompetencave të veta për përshpejtimin e procesit dhe paralajmëruan riekipim të kuadrove komunale që të përmbushin të gjitha kërkesat.

Procedurë e madhe administrativë dhe probleme pronësore-juridike

Në elaborimin e vendimit të Qeverisë së re për afatet shtesë, Ministria e Transportit njoftoi se analiza dhe kontaktet e drejtpërdrejta në terren treguan se në Maqedoni deri tani janë legalizuar 50 për qind nga ndërtimet pa leje. Në shumicën e rasteve për shkak të procedurës së madhe dhe të komplikuar administrative, qytetarët nuk kanë arritur në afatin e parashikuar ta realizojnë të drejtën për legalizim.

Afatet shtesë me ligjin e ri janë vlerësuar si posaçërisht të rëndësishme për ata që gjatë periudhës së kaluar për shkaqe të ndryshme nuk e kanë kompletuar dokumentacionin. Për të gjitha lëndët e tilla, komunat kanë marrë obligim që në afatin sa më të shkurtë të mundur t’i njoftojë palët e involvuara se kërkesat e tyre paraprake janë jovalide, që të mund ta shfrytëzojnë afatin e ri prej gjashtë muajve të parashtrojnë të reja me dokumentacion të plotë.

дивоградби дебарско езеро

Të dhënat nga komunat tregojnë se janë të shpeshta rastet kur, edhe pse është parashtruar kërkesë për legalizim, nuk është dorëzuar elaborat gjeodezik, respektivisht as që është kërkuar t’u përgatitet ose megjithatë ai të porositet, por të mos është ngritur nga ndërmarrjet gjeodezike që e përpunojnë. Përvojat e administratës komunale tregojnë se procesin e legalizimit jo rrallë e frenojnë edhe e pengojnë edhe punët e pazgjidhura pronësore-juridike, procedurat pronësore, mungesat e pëlqimit nga fqinjët, gjë që nxit konteste gjyqësore dhe zvarritjen e tërë procedurës.

Në Shkup janë legalizuar 63.366 objekte 

Në sektorin për kadastër në Shkup deri tani janë evidentuar 63.366 objekte të legalizuara. Në komunat e Shkupit rekorder sipas numrit të kërkesave të parashtruara nga fillimi i procesit është Komuna e Gazi Babës, ku është kërkuar status juridik për 18.800 ndërtime pa leje. Për shkak të elaboratit jo të dorëzuar gjeodezik, administrata në atë komunë ka refuzuar 4.284 lëndë ose 23 për qind nga numri i përgjithshëm. Pozitivisht janë zgjidhur rreth 40 për qind, respektivisht 7.650 lëndë. Për 3.146 lëndë, megjithatë ende nuk është bërë mbikëqyrje për konfirmimin e situatës faktike në vendin e ngjarjes.

Në Strumicë, megjithatë nga deri tani gjithsej 12.500 kërkesa të parashtruara për legalizim të objekteve të ndërtuara në mënyrë joligjore deri në vitin 2011, janë zgjidhur pothuaj 4.500. Nga sektori për urbanizëm pranë Komunës së Strumicës njoftojnë se ky intensitet i ngadalësuar i zgjidhjes së lëndëve ka të bëjë edhe me fuqinë në rënie pagesore të qytetarëve. Siç thonë, kanë dhënë pajtueshmëri urbanistike dhe llogari, por me muaj dhe vite qytetarët nuk vinë t’i paguajnë dhe t’i marrin.

Krahas Gazi Babës në Shkup më së shumti kërkesa për legalizim janë parashtruar në Kisella Vodë, Gjorçe Petrov, Aerodrom dhe Çair. Ndërsa nga qytetet tjera në Kumanovë, Prilep dhe Shtip.

елаборати дивоградби

Elaborat falas 8.282 shfrytëzues të ndihmës sociale dhe financiare

Në drejtim të përmirësimit të kushteve për legalizim për kategoritë e e rrezikuara sociale të qytetarëve, shteti i liroi nga harxhimet për elaborate gjeodezike shfrytëzuesit e ndihmës sociale dhe financiare. Deri tani janë parashtruar 8.282 kërkesa për përpunim falas të elaboratit gjeodezik për legalizim, prej të cilave 1.896 janë për Shkupin.

Siç parashikoi edhe me zgjidhjen e parë ligjore për këtë dedikim, kusht për legalizim të objektit është që ai të ndërtohet përfundimisht më 3 mars të vitit 2011. Kërkesat parashtrohen deri te komunat, ku dorëzohet kopje e letërnjoftimit, faturë e rrymës dhe ujit ose deklaratë e noterit se objekti është ndërtuar para miratimit të ligjit, pas çka procedura parashikon edhe dorëzimin e elaboratit gjeodezik. Tërë procesi rrumbullaksohet me marrjen e listës pronësore, me të cilin mund të tregtojë ose ta vendosë si garanci në bankë për marrjen e kredisë.

дивоградби 3.jpg

Ndërtime të reja pa leje në terren 

Derisa shteti tri herë deri tani jep mundësi për legalizim, në terren ende evidentohen ndërtime pa leje. Te objektet për banim individual dhe familjar, sipas institucioneve kompetente, ende nuk ka zbatim të tërësishëm të Ligjit për ndërtim.

Të dhënat e fundit nga Enti shtetëror për statistikë tregojnë se në vitin 2016 në territorin e Maqedonisë janë regjistruar 1.037 objekte të ndërtuara në mënyrë joligjore. Në mënyrë joligjore janë ndërtuar 203 objekte për banim, si dhe 174 rindërtime, mbindërtime dhe adaptime, 168 rrethoja, 111 objekte afariste, 107 garazhe, 107 objekte ndihmëse, 10 terasa verore… Pjesa më e madhe e ndërtimeve pa leje janë në Shkup, 40, pas çka vijojnë Kumanova me 20, Likova dhe Tetova me nga 15, Strumica 14, Struga tetë, Shtipi katër…

Tjetër është situata te objektet e kategorisë së parë, të cilat janë me rëndësi për shtetin. Në periudhën për vitin vijues dhe vitin e kaluar në regjistrin për udhëheqjen e procedurave inspektuese pranë Inspektoratit kompetent shtetëror për ndërtimtari dhe urbanizëm nuk janë evidentuar ndërtime joligjore. Kontrollet e rregulla inspektuese që i kryen inspektorati shtetëror për ndërtimtari dhe urbanizëm tregojnë se të gjithë pjesëmarrësit në ndërtimin e ndërtimeve të kategorisë së parë i kanë respektuar obligimet ligjore.

Procesi i legalizimit në shtet, sipas parashikimeve me Ligjin, duhet të përfundojë deri në vitin 2021.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button