fbpx

Angry Birds: Space – rekord 50 milionësh

Versioni kozmik i lojës së popullarizuar mobile Angry Birds për diç më shumë se dy muaj pas prezantimit është downloaduar më shumë se 50 milionë herë anembanë botës, me çka Rovio, ka thyer rekordin e mëparshëm.

Në shenjë falënderimi për përkrahjen e shfrytëzuesve, Rovio javën e kaluar i ka shtuar në versionet e lojërave për Android dhe iOS edhe nga 10 nivele shtesë pa pagesë.

Sidoqoftë, shpaguhet të jesh i pari në diçka. Angry Birds ishte një ndër lojërat e para mobile e cila shfrytëzonte në mënyrë argëtuese kontrollet senzorike në telefonat mobilë./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close