Protestë në Tiranë, kundër arestimeve në Maqedoni dhe Luginë

Në Tiranë është në vijim e sipër një protestë kundër arrestimeve të fundit në Maqedoni dhe Luginën e Preshevës.

Nën organizimin e shoqatës “Lëvizja Shqipëria e Re” është organizuar dhe po zhvillohet protestë paqësore me moton “Në mbrojtje të vëllezërve, motrave dhe nënave tona shqiptare në Maqedoni dhe Preshevë”. 

Protesta zhvillohet në formë marshimi përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” përballë Ambasadës së Serbisë në Tiranë si dhe më pas përballë ambasadës së Maqedonisë. 

/Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button