Shkëndija fiton në derbin e qytetit

Shkëndija ka arritur të shkatëron ekipin xhepcishtas të Renovës duke e mposhtur me rezultatin e përgjithshëm 4-0. 

Kryendeshja e kësaj jave që u luajt në stadiumin e qytetit në Tetovë ndërmjet Shkëndijës dhe Renovës ka përfunduar me fitoren e madhe të Kuq e Zinjëve.

Ishin Oliver Peev dhe Ersen Sali që me nga një duo të tyre arritën që Shkëndijës ti sjellin fitoren e madhe prej 4-0 ndaj kundështarit shqiptar të qytetit të Tetovës. I pari rezultatin e hapi Oliver Peev në minutën e 34′ dhe pas dy minutash më vonë Ersen Sali shënoi për rezultatin 2-0. Ishte përsëri Oliver Peev që shënoi dy minuta para mbylljes të pjesës së parë (43′) për të shkuar në pushim me rezultatin e përgjithshëm 3-0 në të mirë të Shkëndijës.

Edhe në pjesën e dytë ato që dominuan ishin djelmoshat e Shkëndijës. Megjithë lojën e bukur pjesa e dytë nuk ofroi gola si pjesa e parë. Ishte Ersen Sali që nuk i la futbolldashësit në pritje të gjatë për golin e pjesës së dytë, pasi shënoi në minutën e 66′  për rezultatin e 4-0 që rezultoi të jetë edhe rezultati përfundimtar. Edhe përkundër fitores, Shkëndija përsëri ndodhet në pozitën e tretë pasi në ndeshjen tjetër Metalurgu fitoi me rezultat minimal kundër Sileksit./tetova1

Lajme të ngjashme

Back to top button