Ja çfarë mund të ndodh me Maqedoninë nëse dështon zgjidhja e problemit me Greqinë

Janë rritur shpresat që problemi shumëvjeçar me Greqinë lidhur me çështjen e emrit së shpejti do të zgjidhet pasi që pro kësaj u deklarua edhe Maqedonia edhe Greqia. Edhe pse zgjidhja e këtij kontesti nuk do të jetë e lehtë, njohësit e çështjeve politike thonë se duhet të shfrytëzohet atmosfera e relaksuar dhe më në fund të zgjidhet kjo çështje e cila ka izoluar Maqedoninë tani më disa dekada, duke e larguar kështu na rruga e integrimeve euroatlantike.

Por çfarë ndodh me Maqedoninë nëse eventualisht nuk arrihet edhe kësaj radhe kompromis për zgjidhen e çështjes së emrit.

Ismet Ramadani, kryetar i Këshillit Euro-atlantik thotë për Portalb.mk se nëse nuk gjendet zgjidhje për emrin, atëherë rruga drejtë BE-së dhe NATO-s ndërpritet dhe për mos dëgjueshmërinë dhe mos bindsh mërinë në këtë rast mund të lihet Maqedonia jashtë interesit të NATO-s dhe BE-së.

“Nëse Maqedonia nuk e shfrytëzon këtë shans, me një përkrahje të pa rezervë të SHBA-ve, NATO-s dhe BE-së dhe ambientit pak a shumë të relaksuar të Greqisë, është moment kyç që vendi jon të zgjidh këtë çështje dhe të hapen shtigjet drejt integrimit më të shpejt drejtë NATO-s dhe BE-së. Nëse ndodh e kundërta, nëse nuk gjendet zgjidhje për emrin, atëherë rruga drejtë BE-së dhe NATO-s ndërpritet dhe për mos dëgjueshmërinë dhe mos bindsh mërinë në këtë rast mund të lihet Maqedonia jashtë interesit të NATO-s dhe BE-së”, tha për Protalb, Ramadani.

Ai shtoi se nëse ndodh kjo atëherë do të rritet interesi më shumë i ndikimit Rus ose ndikimeve tjera të cilat mund të shkaktojnë trazira edhe brenda për brenda Maqedonisë.

“Nëse ndodh kjo, për Maqedoninë do të jetë shumë keq dhe atëherë do të rritet interesi më shumë i ndikimit Rus ose ndikimeve tjera të cilat mund të shkaktojnë trazira edhe brenda për brenda Maqedonisë. Pasi që atëherë do të thellohet edhe më shumë antagonizmi dhe kundërshtimet midis atyre që janë pro dhe kundër integrimeve euroatlantike”, shtoi Ramadani.

Ish ambasadori i Maqedonisë në NATO, Nano Ruzhin thotë për Portalb.mk se nëse lëshohet ky rast dhe nuk zgjidhet kjo çështje, do të përkeqësohen marrëdhëniet me Greqinë dhe vendet evropiane.

“Nëse nuk arrihet kompromis me Greqinë për zgjidhjen e çështjes së emrit, mendoj se në plan të brendshëm do të ketë triumf për nacionalistët, të atyre që janë kundër BE-së, NATO-s dhe kundër marrëdhënieve të mira ndëretnike. Nëse lëshohet ky rast dhe nuk zgjidhet kjo çështje, do të përkeqësohen marrëdhëniet me Greqinë dhe vendet evropiane. Do të ngelemi jashtë dyerve të NATO-s dhe BE-së, do të vazhdonim të jetonim në një vend të izoluar, dhe  kjo do të ishte dështim i politikës së Zaevit dhe besoj që do të kërkoheshin ndryshime politike në vend”, tha për Protalb, Ruzhin.

Ai shtoi se nuk ka kompromis, besoj që Maqedonia do të kthehet nga Rusia ngase do të na duhet opsion tjetër strategjik.

“Do të forcohej profili nacional dhe etnik i maqedonasit, do t’i ktheheshim historisë dhe mendoj që do të pësonim një model serb të kthimit drejt disa vlerave që janë kaluar moti dhe Maqedonia do të ngelej shumë mbrapa në krahasim me fqinjët dhe mund të acarohen marrëdhëniet ndëretnike, pasi që e dimë se populli shqiptarë është shumë pro integrimeve dhe këtë e kanë treguar haptazi, dhe nëse nuk ka kompromis, besoj që Maqedonia do të kthehet nga Rusia ngase do të na duhet opsion tjetër strategjik”, shtoi Ruzhin.

Goran Lazarov nga Eurothink thotë për Portalb.mk se është e qartë porosia se anëtarësimi në BE dhe NATO janë dëshira e shumë maqedonasve dhe mu për këtë zgjidhja e çështjes së emrit është elementi kyç

“Retorika e muajve të fundit edhe nga Shkupi dhe na Athina jep optimizëm që me në fund do të punohet në zgjidhjen e çështjes së emrit. Pamë që para disa ditë në Davos kishte takim mes dy kryeministrave, të Greqisë dhe Maqedonisë (për herë të parë pas shtatë viteve) ku edhe u bënë të ditura lëvizjet e para nga dy vendet. Anketa e fundit e jona Eurometër tregon se edhe ekziston përkrahje e madhe për anëtarësim në BE dhe NATO. 63.8 për qind e të anketuarve vlerësojnë se BE do të ishte shans i mirë për Maqedoninë, ndërkaq 65.8 për qind ishin pro edhe NATO-s. Është e qartë porosia se anëtarësimi në BE dhe NATO janë dëshira e shumë maqedonasve dhe mu për këtë zgjidhja e çështjes së emrit është elementi kyç”, tha për Portalb, Lazarov.

Ai shtoi se është momenti i duhur për zgjidhjen e këtij problemi sepse nëse nuk arrihet një zgjidhje, do të ishte një shuplake nga të gjitha anët.

“Prandaj mendoj se kemi përpara një rrugë mjaft të vështirë. Tani më jemi dëshmitarë për ndodhitë dhe protestat në Selanik dhe më 4 shkurt janë paralajmëruar protesta të reja në Athinë. Gjithsesi që zgjidhja e çështjes së emrit nuk është e lehtë për Maqedoninë dhe as për Greqinë. Megjithatë mendoj se është momenti i duhur për zgjidhjen e këtij problemi sepse nëse nuk arrihet një zgjidhje, do të ishte një shuplake nga të gjitha anët, përfshirë këtu edhe ndërkombëtarët dhe do të sjellë destabilizim në rajon”, theksoi Lazarov.

Samet Shabani nga Analitika vlerëson se në rast se nuk gjendet kompromis me Greqinë, Maqedonia nuk do të humb asgjë tjetër përveç se prolongimit të datës së kyçjes në integrimin Euro-Atlantik për disa vite më vonë.

“Për sa i përket pasojave në rast se nuk gjendet kompromis me Greqinë, mendoj se Maqedonia nuk do të humb asgjë tjetër përveç se prolongimit të datës së kyçjes në integrimin Euro-Atlantik për disa vite më vonë. Sipas mendimit tim, Maqedonia në gjithë procesin e rifilluar në vitin e fundit për zgjidhjen e çështjes së emrit arriti të tregojë vullnet diplomatik. Përveç kësaj, Maqedonia vazhdon të tregojë gatishmëri të mëtutjeshme edhe për sa i përket reformave. Të dyja janë vlerësuar si pozitive edhe nga përfaqësuesit e diplomacisë Euro-Atlantike. Andaj mendoj se përderisa Maqedonia vazhdon me këtë vullnet, ‘shtypja diplomatike’ nga ana e ndërmjetësuesve ndërkombëtar për zgjidhje të çështjes do të drejtohet më kah Greqia”, tha për Portalb.mk, Shabani.

Drejtorja e Institutit për Politika Evropiane, Simonida Kacarska thekson për Portalb.mk se nëse nuk arrihet kompromis, Maqedonia do të ngelet edhe për shumë kohë jashtë BE-së dhe NATO-s, skenar ky i padëshirueshëm për banorët e vendit.

“Shumica e banorëve janë pro anëtarësimit në BE dhe NATO, vendi tani më një dekadë nuk shënon progres në integrimet euroatlantike. Nëse sërish nuk arrihet një kompromis me Greqinë, rrezikojmë që të mbesim në pritje për BE dhe NATO edhe shumë kohë, që sipas mendimit tim është një skenarë i padëshiruar. Gjithsesi elitat politike nëse edhe në këtë skenarë ka vullnet, mund të punojnë në demokratizimin dhe reformat që janë të nevojshme, por ne rastin tonë kjo shërben për të kundërtën, gjegjësisht deri sa ishim në pritje të BE-së dhe NATO kemi dëmtuar rrënjët e proceseve të brendshme demokratike”, tha për Portalb, Kacarska.

Ndryshe, kontesti daton qysh në vitin 1991 kur Maqedonia ka shpallur pavarësinë dhe ai i ka komplikuar përpjekjet e këtij vendi për integrim në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Në Kombet e Bashkuara, Maqedonia njihet formalisht si Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë.

Shkup, mbahet takimi i liderëve për çështjen e emrit me Greqinë, ja kush është prezent (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button