Mos i hidhni bluzat e vjetra, ja ç’mund të bëni me to #FOTO

Të gjithë kemi disa bluza që janë paksa të vjetruara ose që na kanë dalë nga qejfi. Por përpara se t’i hidhni, ne po ju themi disa ide se si mund t’i përdorni bluzat tuaja në një mënyrë tjetër, shkruan Class.

Kthejini bluzat në çanta. Mund të prini pak e ta lidhni pjesën e poshtme ose ta qepini e ndërkohë mëngët (të prera ose jo) i përdorni si krahët e çantës.

Në qoftë se keni durim dhe kohë mund të bëni një lloj “jorgani” me bluzat tuaja. Kjo do ishte dhe një dhuratë e bukur për dikë.

Nga bluzat tuaja mund të krijoni dhe disa aksesorë interesant. Disa krijojnë byzylyk apo varëse, por dhe një shall shumëngjyrësh do ishte i bukur e i veçantë.

Sa bukur do të ngjante një jastëk me bluzën tuaj të preferuar! Ose një jastëk unik duke përdorur një këmishë që nuk e vishni më. Miqtë do të jenë vërtet xheloz për stilin tuaj unik të arredemit.

Bluzat e vjetra janë dhe shumë të mira për qentë apo macet. Këmishat tuaja të vjetra mund t’i prisni apo t’i ngushtoni për qenushin tuaj, mund t’i përdorni si “batanije” për të ose të krijoni ndonjë lodër unike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button