Rasti i tretë i djegies së kabllos së rrymës në Dizhon, ja çfarë thonë nga EVN! (VIDEO)

Në lagjen Dizhon të komunës së Çairit, brenda pesë ditëve ka ndodhur rasti i tretë i djegies së kabllos së energjisë elektrike, pjesë e sistemit të EVN Maqedoni.

Nga EVN për Portalb.mk njoftuan se rasti i djegies së kabllos ka ardhur si pasojë e konsumimit të pakontrolluar të energjisë elektrike.

“Që të digjet kabllo e tillë do të thotë që harxhohet energji elektrike pakontroll. Ekipet e EVN-së dolën menjëherë në terren dhe vërtetuan manipulime të bëra në rrjet nga ana e konsumatorëve. Kjo është shume e rrezikshme dhe për këtë shkak edhe shkaktohet zjarri. Kemi fat që nuk ka pasoja më të rënda”, tha Vjollca Selimi.

Nga EVN bënë apel deri te qytetarët që të mos prekin asgjë deri në sanimin e kabllos dhe ftojnë të njëjtët që të ndihmojnë në rekonstruimin e tërësishëm rrjetit.

“Apelojmë te qytetaret që të mos preket asgjë në rrjet, ekipet e EVN-së nesër në tërësi do të bëjnë sanimin e kabllos. Banorët e kësaj lagje duhet të na ndihmojnë të bëjnë rekonstruimin e tërësishëm të rrjetit, sepse ne jemi të gatshëm për një gjë të tillë dhe me këtë të shmangen situata të padëshiruara”, tha Selimi.

Përndryshe, para dy orëve në rrugën 19 të lagjes së Dizhonit një kabllo e rrjetit të energjisë elektrike, EVN-së, është parë të ketë rënë në tokë dhe të jetë kapluar nga flakët si pasojë e së cilës banorët kanë ngelur të ngujuar. Rast i ngjashëm ka ndodhur edhe ditë më parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button