Seancë e nxehtë në Kuvendin e Kosovës, Dardan Gashi nuk shkarkohet

Sot në Kuvendin e Kosovës u fol gjerë e gjatë për një gjest të zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Diasporës, Dardan Gashit që në një aheng kishte shtënë me armë.

Për këtë u ftua në interpelancë kryeministri Ramush Haradinaj i cili tha se Dardan Gashi nuk është dashur ta bëjë atë gjest.

Por, i pari i ekzekutivit tha se tani nuk mund ta shkarkojë atë, njofton Klan Kosova.

Glauk Konjufca i Vetëvendosjes tha se e kupton Gashin, pasi që sipas tij ishte i ndikuar nga rakia e mishi i shtruar në odën e Fatmir Limajt.

Me fjalët e Konjufcës nuk u pajtua Bilall Sherifi i Nismës, bile ky e thumboi atë në lidhje me zhvillimet e fundit në këtë parti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button