LSDM: Ligji për gjuhët e avancon përdorimin e të gjitha gjuhëve

VMRO-DPMNE-ja dëshmon se nuk është e interesuar për nevojat e qytetarëve, Ligji për gjuhët e avancon përdorimin e të gjitha gjuhëve, thuhet në njoftimin për media nga LSDM.

“VMRO-DPMNE-ja deri më tani ka pasur mundësi të marrë pjesë në procesin e sjelljes së Ligjit për përdorimin e gjuhëve, por në vend të kësaj, partia opozitare ka zgjedhur të mos marrë pjesë sipas zgjedhjes personale. Në mënyrë shtesë, VMRO-DPMNE-ja i bojkoton proceset reformuese në Kuvend, të cilat janë në dobi të qytetarëve, me çka mbetet e bllokuar në politikat e ndarjeve, izolimeve dhe destruksioneve të cilat me vite i promovon.

Paralajmërimi se VMRO-DPMNE-ja do të kthehet në Kuvend vetëm për debat për një ligj, tregon qartë se partia opozitare është e pa interesuar për interesat dhe nevojat e qytetarëve. Prej këtu është e qartë se lëvizja e VMRO-DPMNE-së nuk është e lidhur me interesin e qytetarëve ose me përmirësimin e jetës së qytetarëve por vetëm bëhet fjalë për lojë politike transparente dhe të vogël.

Ligji për përdorimin e gjuhëve është në pajtim me Kushtetutën e RM-së dhe me të avancohet përdorimi i të gjitha gjuhëve të minoriteteve në vend.

Me asgjë nuk sillet në pikëpyetje karakteri unitar i Maqedonisë, ndërsa përdorimi i gjuhës maqedonase dhe letra e saj në alfabetin cirilik edhe më tej mbetet gjuha dhe letra e vetme zyrtare në territorin e RM-së, në marrëdhënie e saja ndërkombëtare, mbrojtje, politikën monetare dhe policinë qendrore”, thuhet në njoftimin për media nga LSDM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button