Johnson Meti do të ndërtojë fabrikë të re në Bunarxhik

Në zonën zhvillimore teknologjike-industriale Shkup 1 (TIR 31) në fillim të javës së ardhshme do të fillojë ndërtimi i fabrikës së re, paralajmëroi dje kryeministri Nikolla Gruevski.

Fabrika e re është investim në shumë prej 10 milionë euro në kompani multinacionale e cila tashmë ka investuar në shtet, emrin e të cilës kryeministri Gruevski nuk e kumtoi. Bëhet fjalë për kompaninë Johnson Meti, mëson “Kapital”.

Gruevski paralajmëroi se nga maji ose fillimi i qershorit fillon me punë fabrika e Kemet elektroniks, ndërsa në rrjedhë janë përgatitjet për fillimin e fabrikës së Teknohoze nga Italia. Kryeministri Nikolla Gruevski dje kumtoi se një biznes-delegacion nga Katari ka arritur në Maqedoni për t’i hulumtuar mundësitë për investime.

Në vend janë përfaqësues të më shumë kompanive: Katar petroleum, Katar diar, Katar holding, të cilat prej sot në takime zyrtare do t’i analizojnë projektet për investime të cilat do t’i prezantojë pala maqedonase./portalb/

 

Lajme të ngjashme

Back to top button