Lady Gaga qan në videoklipin e saj të ri (VIDEO)

Lady Gaga ka publikuar videoklipin e saj më të ri.

Kënga titullohet Joanne, njësoj si albumi i saj më i fundit. Joanne ishte halla e artistes, e cila vdiq shumë e re dhe albumi e pikërisht kënga në fjalë, janë për nder të saj, shkruan revistaclass. 

Në videoklip, Gaga na paraqitet e freskët, herë e buzëqeshur e herë e trishtuar. Këngëtarja mban syze rozë, një fustan të derdhur në të njëjtën ngjyrë dhe shfaqet duke vrapuar në pyll teksa dielli i përkëdhel fytyrën. Të filmuara në bardh e zi janë skenat ku ajo luan në piano.

Kënga është e pozicionuar e treta në Trending në YouTube e deri tani numëron më shumë se 415.000 klikime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button