Kumanovë, gjatë tri ditëve të ardhshme do të mbahet Panairi i librit

Në organizim të Lidhjes së Botuesve Shqiptarë në Maqedonë gjatë tri ditëve të ardhshme, do të mbahet Panairi i librit.

Siç na njohtoi Sevim Ahmeti, kryertar i LBSHM, në panairin e sivjemë, librat e tyre do ti ekspozojnë 15 shtëpi botuese nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova.

Stendat e botuesve do të vendosen në foaenë e Pallatit të Kulturës në Kumanovë me çrast edhe pritet të vizitohen nga vizitorë të shumtë moshash të ndryshme.

Gjithashtu është paraparë Panairin ta vizitojnë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në mënyrë të organizuar.

Gjatë tri ditëve të ardhshme adhuruesit e fjalës së shkruar do të kenë rastin që furnizohen me titujt më të ri , por edhe të takohen me krijues të njohur shqiptar.

/Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button