fbpx

Greva vazhdon në ”Komunallno”

Mbetet e paqartë situata me grevën  në  Ndërmarrjen e higjienës ”Komunallno”,sepse një pjesë e punëtorëve të organizuar nga Sindikata, prej disa ditësh refuzojnë t’i kryejnë obligimet e tyre të përditshme ,dhe po mbështesin grevën e caktuar nga kjo organizatë e punëtorëve.

Ndërsa, pjesa tjetër e punëtorëve vazhdojnë t’i kryejnë detyrimet e përditshme si edhe më parë. Nga Sindikata e punëtorëve të Ndërmarrjes së higjienës ”Komunallno”,theksojnë se pjesa  pjesa me e madhe e punëtorëve janë në grevë të përgjithshme, në shenj revolte ndaj mos pagimit të rrogave,kontributeve dhe mos mbajtjes së premtimeve, nga drejtori aktual i Ndërmarrjes Petko Kutanoski.

Borce Mazhimakoski, kryetari i Sindikatës të punësuarve në këtë Ndërmarrje publike komunale, thotë se  greva do të vazhdoj deri sa të plotësohen të gjitha kërkesat e Sindikatës.

”Ne gjatë kësaj greve kemi qenë tolerant, por nëse autoritetet nuk ndërmarrin masa ne do t’i bllokojmëë edhe automjetet dhe makinerit e Ndërmarrjes në ditët në vazhdim.Ne duam që për këtë çështje të bisedojmë vetëm me Kryetarin e Komunës ,Ramiz Merko dhe me të deleguar të tij,sepse për ne, drejtori aktual Ndërmarrjes është i pabesueshëm për ne”përfundon ai. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close