fbpx

Shkëndija dhe Renova fitojnë kontrollueset

Kanë vazhduar ndeshjet kontrolluese për skuadrat që garojnë në Ligën e Parë dhe të dytë të Maqedonisë. Kampioni vjeshtor Shkëndija, ka shënuar fitore me rezultat të thellë 4:1 ndaj ukrainasve të Olimpik Donjeckut.

Braziliani Zhunior hapi rezultatin, para se ukraiansit të barazojnë në fillim të pjesës së dytë. Në vazhdim skuadra tetovare shtoi ritmin e lojës duke shënuar edhe tri gola të tjerë me autor Radeski , Ibrahimi dhe Shefiti. Kjo ishte ndeshja e dytë që Shkëndija luajti në Antalia të Turqisë, kun ë të parën ishte mundur nga skuadra zvicerane Zurihu 1:2.

Skuadra tjetër nga Tetova, Renova po qëndrin në Ohër, ndërsa sot për kundërshtarë e kishte Vëllazërimin e Kërçovës, të cilët I mundi me rezultat të thellë 5:0, e që ishte fitorja e dytë në fazën përgatitore, pasi më parë e kishte mundur Pobedën me rezultat 2:0. /Portalb.mk/

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close