Gjykata Penale ka marrë 6 mijë euro për furnizim me kamera, por nuk është furnizuar për shkak tenderit

Gjykata Penale e Shkupit në dhjetor të vitit të kaluar ka marrë 350 000 denarë (rreth 6.000 euro) nga Këshilli gjyqësor buxhetor që të furnizohet me kamera të reja për filmim të seancave gjyqësore, por nuk ka pasur kohë të mjaftueshme ta zbatojë procedurën e tenderit, njofton Portalb.mk.

Për këtë arsye Këshilli gjyqësor buxhetor me 31 dhjetor i ka tërhequr paratë përsëri.

Këtë sot në takim me gazetarët e deklaroi kryetari i Gjykatës, Ivan Xholev i cili tha se tani gjykata përsëri është në fazën e furnizimeve me kamera dhe se së shpejti kjo duhet të rregullohet.

Pikërisht mungesa e mjeteve për filmim ishte shkaku i shtyrjes së disa seancave gjyqësore për rastet e Prokurorisë Speciale Publike sepse avokatët e të akuzuarve kërkuan të jetë i plotësuar ky kusht, duke u mbështetur në dispozitat e ligjit për procedurë penale.

Xholev tha se gjykata për momentin i ka dy kamera, që, siç tha, paraqet problem, por ai konsideron se nuk është kusht për shtyrjen e seancave sepse në atë pjesë ligji për procedura penale është i qartë.

“Se pse janë shtyrë më parë seancat, nuk e di”, tha Xholev.

Ai e vlerësoi si fyerje për gjykatën vërejtjen e avokatit Dimitar Dangov, të dhënë në seancën e rastit “TNT” se kamerat e gjykatës janë për “dasma”.

Siç u deklarua në mbledhje për momentin në gjithë shtetin, përveç në Gjykatën Themelore Shkupi 2, Gjykatën Penale në Shkup dhe amfiteatri që e shfrytëzon gjykata e Shtipit kanë mundësi për incizim tonik dhe vizual të gjykimeve.

Kushte më të mira teknike dhe hapësira më të mira duhet të mundësojë ndërtesa e re e “barokut”, e cila sipas planeve të Gjykata Penale duhet të fillojë ta shfrytëzojë nga 31 marsi i këtij viti pas hapjes solemne me rastin e Ditës së gjyqësisë.

Kryesisht procedurat e pambaruara administrative janë shkaqe pse Gjykata Penale deri tani nuk është zhvendosur në ndërtesën e re, e cila tashmë është gati.

Siç deklaroi Xholev, ndërtesa akoma është në pronësi të Ministrisë së Drejtësisë, e cila duhet me kadastër të transferohet në pronësi të gjykatës dhe të merr të drejtë përdorimi që të mund të zhvendoset gjykata.

“Ato janë shkaqet kryesore. Ndërtesa e re ka 25 salla gjyqësore, më shumë se objekti që jemi tani. Kushtet do të jenë më të mira edhe përkundër të gjitha mangësive që janë konstatuar nga persona profesional”, tha Xholev.

Ai në takimin e sotëm paralajmëroi komunikim më transparent me gazetarët dhe mediat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button