Përjashtohen dy anesteziologët që kanë marrë pjesë gjatë lindjes ku ndërroi jetë, lehona nga Kërçova

Prej dje, përkohësisht janë larguar nga puna dy anesteziologët nga Klinika për Anestezi, Reanimim dhe Mjekim Intensiv (KARMI), të cilët kanë qenë në lindjen kur në Spitalin “Sante Plus” ka ndërruar jetë një grua 31 vjeçare si pasojë e anestezionit, njofton Portalb.mk.

Sipas burimeve të “Sitel”, njëri prej anesteziologëve ka gjasa që të marrë edhe vendim përjashtues, pasi që në mënyrë të paligjshme ka qenë i pranishëm në spitalin privat.

Nga ana tjetër, foshnja të cilës i ka vdekur nëna gjatë lindjes është në gjendje më të mirë shëndetësore, por ende gjendet në Repartin për Kujdes Intensiv.

Përndryshe, në Shtëpië Private Shëndetësore “Sveti Llazar” apo “Spitali im-Sante Plus” më 18 janar, ka ndërruar jetë 31-vjeçare, Dëbora Xhambazi nga Kërçova, gjatë lindjes me prerje cezariane të fëmijës së parë të saj. Besohet se shkak për vdekjen kanë qenë komplikimet që i kanë shkaktuar vështirësi në frymëmarrje. Foshnja mashkull gjendet në Klinikën për sëmundje të fëmijëve dhe gjendja e tij është stabile.

Inspektorati i hedh poshtë akuzat e spitalit “Sante Plus”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button