Maqedoni-Greqi: luftë ndërmjet opsioneve politike dhe nacionalizmit destruktiv

Opinioni demokratik në Maqedoni dhe Greqi e përshëndetën takimin e parë ndërmjet kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, në të cilën të dy kryeministrat në një atmosferë të dukshme miqësore i shfaqën qëllimet e tyre të sinqerta ta zgjidhin kontestin shumë dekadash ndërmjet dy shteteve, shkruan “CIVIL“.

Takimi ndërmjet kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras në Davos, gjatë Forumit ekonomik botërorë është hyrje në një mënyrë e re, të udhëheqjes politikë. Takim në të cilin dy kryeministrat manifestuan guxim liderësh dhe largpamësi, liruar nga prangat e mendimit të prapambetur dhe praksave destruktive të politikanëve mesatar ballkanik.

“Zgjidhja përfundimtare duhet të jetë e pranueshme për të dyja anët. Zgjidhja duhet patjetër të jetë në mbrojtje të dinjitetit kombëtar dhe identitetit të popujve tonë. Publikoj se do ta ndryshojmë emrin e aeroportit dhe autostradës. Autostrada do të quhet “Miqësi”, tha kryeministri Zaev në takimin.

Në ndërkohë, nacionalistët nuk pushojnë. Pas protestës në Selanik, paralajmërohet protestë e re në Athinë, më 4 shkurt, kundër zgjidhjes kompromise për kontestin e emrit me Maqedoninë. Këta paralajmërime vijnë pas protestave në Selanik më 21 janar, në të cilën morën pjesë rreth 90.000 njerëz, sipas të dhënave zyrtare nga policia greke. Protesta në Selanik ishte notuar si i pasuksesshëm, posaçërisht nëse merret parasysh se protesta kundër emrit të Maqedonisë në vitin 1994 tërhoqi së paku dy fish më shumë njerëz në rrugët e Selanikut.

Por, gjendjet ndryshohen. Shoqëria greke me vite është trazuar nga problemet e rënda ekonomike dhe gjendja e brishtë politike, me dozë të fortë të nacionalizmit dhe ksenofobisë. Nga ana tjetër, qytetari mesatar grek ose qytetare ka brenga shumë më serioze, sesa të merret me çështje të cilët nacionalistët ndërmjet politikanëve dhe klerizmit mundohen ta imponojnë në diskursin publik.

Bashkëpunëtori jonë, fotoreporteri grek Aleksandros Stamatiu, i cili shkruajti disa kontribute ekskluzive në disa ditë të fundit, ndër të cilat edhe bisedën me gjeneralin në pension Frangulis, në bisedë me CIVIL Media shpërndau: “Qytetarët në Athinë nuk besojnë se ajo do të jetë protestë e madhe. Në rrjetet sociale në Greqi shumë veta shkruajnë me përçmim për protestën, duke thënë se ‘Selaniku e vjedh karnavalin nga Patra’ dhe e quajtën kiç kombëtar”.

Sipas bashkëpunëtorit tonë, në protestën në Athinë priten edhe protesta antinacionaliste në organizim të majtëve dhe parti jashtëparlamentare të vogla.

Gjenerali në pension Frangos Frangulis, i cili për CIVIL Media deklaroi se “tani është koha ta mbrojmë Maqedoninë tonë” është përfaqësues tipik i nacionalistëve. Stamatiu, përndryshe njohës i shkëlqyeshëm edhe i rasteve maqedonase, vërejti ironikisht: “Ai flirton me të gjithë, edhe me “Agimi i Artë” edhe me Nea Demokratia të copëtuar. Në Maqedoni keni persona si Betmen dhe Janko Baçev, ndërsa në Greqi ai është Frangos Frangulis”.

Në periudhën që na pret, do të maten forcat ndërmjet vizionarët, opsionet moderne politike dhe destruktive, tendenca izoluese dhe nacionaliste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button