Tetovë, babai e ka maltretuar seksualisht vajzën e tij

Një nxënëse 14 vjeçare nga Tetova është maltretuar psiko-fizikisht dhe seksualisht nga ana e babait të saj, ndërkaq i dyshuari është arrestuar në polici, njofton Portalb.mk.

“Rastin në polici e ka paraqitur drejtori i shkollës fillore në të cilën ka mësuar vajza. Ashtu siç kumtojnë nga MPB, ai ka paraqitur se dy nxënëse në klasën e 8-të i kanë treguar se shoqja e tyre 14 vjeçare është maltretuar psiko-fizikisht dhe seksualisht nga babai i saj. Pas mbarimit të bisedimit mes drejtorit dhe të dëmtuarës, e njëjta e ka konfirmuar atë që e kanë  thënë shoqet e saj. Është kryer kontroll gjinekologjik i të dëmtuarës dhe është konstatuar se nuk ka lëndime të dukshme, ndërkaq do të vazhdojë ekspertiza e rastit”, njoftojnë nga Policia.

I dyshuari është arrestuar në stacionin policor, është njoftuar prokurori publik, ndërkaq janë marrë të gjitha masat që të pastrohet rasti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button