Vazdon dialogu aderues mes Maqedonisë dhe BE-së

Dialogu aderues i nivelit të lartë mes Maqedonisë dhe BE-së i kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski dhe evrokomisari për Zgjerim Shtefan Fyle do të vazhdojë sot në Shkup.

Fyle përveç me Gruevskin do të realizojë takim me kryetarin e Kuvendit Trajko Velanovski, me zëvendëskryeministren për çështje evropiane Teuta Arifi, si dhe me anëtarët e Komisionit kuvendor për çështje evropiane dhe të Këshillit nacional për evrointegrime.

Në takimet do të jenë të pranishëm edhe anëtarët e Komisionit për politikë të jashtme dhe Komiteti i përzier parlamentar i Maqedonisë dhe Bashkimit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button