Cvetkovskit i skadon mandati, RTVM zgjedh drejtor gjeneral

Radio Televizioni i Maqedonisë ka shpallur konkurs për zgjedhjen e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit, të cilët do të vijnë në vendet Marjan Cvetkovski dhe Harun Ibraimi, njofton Portalb.mk.

Sipas konkursit, të publikuar në faqen e internetit të shërbimit publik, personat udhëheqës zgjidhen për periudhë 3 vjeçare, me mundësi rizgjedhjeje për edhe një mandat.

Marjan Cvetkovski është në krye të shërbimit publik për gjashtë vjet, gjegjësisht ai për herë të parë për drejtor gjeneral u zgjodh në vitin 2012, bashkë me zëvendësin e tij, Harun Ibraimi.

Cvetkovski ka marrëveshje menaxheriale me RTVM-në, e cila i skadon në mars të këtij viti.

Kandidatët që do të paraqiten duhet që t’i plotësojnë këto kushte: Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë, të kenë arsim të lartë, të dorëzojnë program për punën e RTVM-së për periudhën prej 3 vjetëve, të kenë mbi 5 vjet përvojë pune në fushën e komunikimit, gazetarisë, komunikimet elektronike, informatikës, kulturës, ekonomisë dhe drejtësisë.

Drejtorin dhe zëvendësin do ta zgjedh Këshilli i Programit të RTVM-së i cili ka 13 anëtarë. Përpara 3 javëve, Këshilli zgjodhi udhëheqësi të re, ndërkaq për kryetar u emërua Smilka Janeska – Sarkanjac, profesoreshë e Fakultetit të Shkencave Informatike dhe Inxhinieri Kompjuterike, ndërkaq për zëvendëse u emërua kryeredaktori i gazetës ditore “Koha”, Vedat Memedaliu.

Të ardhurat financiare të Shërbimit Publik RTVM për këtë vit janë 822.500.000 denarë (13 milionë e 300 mijë euro), gjegjësisht 32% më pak se vitet e kaluara. Nga të ardhurat e planifikuara, nga Buxheti i Maqedonisë janë siguruar 700 milionë denarë ose 0.5% nga buxheti i përgjithshëm.

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, “Аgora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button