Një orë në kampin edukativ të mësimdhënëses së pensionuar nga Tetova, Shpresa Sinani (VIDEO)

Mësimdhënësja Shpresa Sinani nga Tetova, e cila tashmë 14 vite është në pension, akoma e transmeton përvojën e saj të pasur te nxënësit. Dy vitet e fundit ajo po organizon “kamp edukativ veror” për fëmijët e vendbanimit të saj, shkruan Radio MOF, transmeton Portalb.mk.

Ajo që kur e vërejti se fëmijët se nuk kanë si ta plotësojnë kohën e tyre të lirë në mënyrë kualitative gjatë kohës së pushimit, ajo i ftoi në shtëpinë e saj që nëpërmjet lojërave t’ju ndihmojë në përmirësimin e shkrimit, leximit dhe zhvillimit fizik të tyre.

Në videon #NëOrë të radio MOF, mësimdhënësja bëri krahasimin e kualitetit të procesit arsimor të sotëm dhe të atij kur ajo ka punuar në shkollën fillore “Liria”, ajo e vlerëson edhe efektin e reformave në sistemin arsimor në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button