Për Lidija Nedellkovën kallëzimi penal ndaj saj nga Vangellovski është i pabazë (VIDEO)

Kallëzimi penal kundër gjykatëses supreme, Lidija Nedellkova është dorëzuar tek prokurori kompetent. Po ndërmerren hapat e para më konkrete në fazën parahetimore, që të verifikohen faktet e përmendura në kallëzimin e Gjykatës Supreme në krye me Jovo Vangelovskin.

Megjithatë, nga prokuroria shprehen se pas shqyrtimit të fakteve dhe provave, do të merret vendim nëse ka bazë që Nedellkova të ndiqet penalisht. Në ndërkohë, gjykata më e lartë publikoi dy letrat që Nedellkova i kishte dërguar në Gjykatën Penale, me udhëzime se si të veprojnë me lëndët e prokurorisë Speciale. Sipas Supremes, dokumenti ka përmbajtje të pavërtetë, ndërsa Nedellkova pa mbajtur seancë ka dhënë urdhër dhe ka bërë falsifikim. Për Nedellkovën kallëzimi penal është i pabazë, transmeton Alsat M.

Duhet një nivel më i lartë i diturisë që të kuptohet përmbajtja e letrës së publikuar, për të cilën dikush konsideron se është e pavërtetë. Nuk dua ta komentoj joprofesionalizmin e ngritësit të kallëzimit penal, kjo është e ditur gjithandej. Turpërohem që ekziston gjykatës i tillë dhe është turp të flitet për veprimin e tij. Është më se e qartë se edhe reformat në gjyqësor duhet të jenë në kapacitetin dhe integritetin profesional të gjykatësve – u shpreh Lidija Nedelkova, gjykatëse supreme.

Prokuroria ka hapur hetim për gjykatësen Lidija Nedellkova

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button