Mali, 26 civilë të vrarë nga shpërthimi i një mine

Të paktën 26 civilë kanë humbur jetën nga shpërthimi i një mine në qytetin Boni, në Mali, raporton Anadolu Agency (AA).

Shpërthimi ka ndodhur në momentin kur në rrugë po kalonte automjeti me civilë, për të cilin mediat lokale thonë se ka bartur tregtarë nga Burkina Faso dhe Mali të cilët shkonin në një panair javor që mbahet në Boni.

Në mesin e personave të vrarë janë edhe katër fëmijë, ndërkohë që kanë humbur jetën edhe shtatë pjesëtarë nga e njëjta familje.

Mali është një shtet i përfshirë në përleshje të cilat filluan në janar të vitit 2013, atëherë kur grupet e armatosura të Tuaregut në veri të vendit filluan një kryengritje, ndërsa më pas oficerët ushtarak më 21 mars rrëzuan nga pushteti presidentit e deriatëhershëm të Malit, Amadou Toumani Tourea.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button