Përgjimet e 21 janarit, jep dorëheqjen gjyqtari i ish-zyrtarit të kryeministrisë

Jep dorëheqjen gjyqtari i caktuar nga shorti për shqyrtimin e dosjes penale në ngarkim të ish-shefit të IT në kryeministri Armandi Kasaj, i akuzuar për fshirjen e filmimeve të 21 janarit nga serveri i godinës së kryeministrisë në Tiranë.

Ibrahim Hoxha, gjyqtar në Tiranë, ka paraqitur dorëheqjen nga dosja në ngarkim të shtetasit Armando Kasaj me argumentin se ka papajtueshmëri.

Shkak është bërë një vendim që Hoxha ka dhënë gjatë hetimeve paraperake të dosjes 21 janari. Prokuroria ka bërë kërkesë në gjykatë për përgjimin etë pandehurve ndërsa gjyqtari ka autorizuar përgjimin.  Për shkak se ka dhënë aprovimin për përgjimin mes të pandehurve, gjyqtari në fjalë nuk mund të shqyrtojë dosjen penale.

Marre nga LajmiFundit

Lajme të ngjashme

Back to top button