Francë: Francois Hollande, Presidenti i ri i Francës

Socialisti, Francois Hollande do të jetë Presidenti i ri i Francës, sipas rezultateve të para të votimeve. 

Ai mori rreth 52 për qind të votave të balotazhit të së dielës, sipas parashikimeve në bazë të rezultateve të pjesshme, kundrejt 48 për qind të kandidatit të qendrës së djathtë, presidentit në detyrë, Nicolas Sarkozi.

Hollande do të jetë presidenti i parë socialist që nga viti 1995, në Francë.

Analistët thonë se vota do të ketë implikime të gjerë për të gjithë eurozonën. Hollande ka premtuar të rishikojë marrëveshjen e borxhit të qeverisë 

Qendrat e votimit u mbyllën në orën 20:00, ndërsa rezultatet e para treguan se ku kishte shkuar vota e francezve.

Mbështetës të shumtë të Hollande dolën për të festuar në “Place de la Bastille” në Paris, një pikë tradicionale për të majtën franceze kjo.

Është vetëm hera e dytë që një president në detyrë nuk arrin të fitojë rizgjedhjen që nga fillimi i Republikës së pestë franceze në vitin 1958.

Hera e fundit ishte Valery Giscard d’Estaing, i cili u mund në vitin 1981 nga socialisti Francois Mitterrand, që mori dy mandate në detyrë, deri në vitin 1995.

Presidenti i ri pritet të emërohet gjatë këtij muaji, ndërsa zgjedhjet parlamentare do të mbahen në qershor.

Lajme të ngjashme

Back to top button