Eurokomesari Fyle viziton Maqedonisë

Eurokomisari për zgjërim Shtefan Fyle pas Tiranës nesër viziton Shkupin. 

Marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe BE-së tash më janë ngritur në një nivel më të lartë, në vijim është dialogu në nivel të lartë për dy kapitujt më të rëndësishëm, 23 dhe 24  të cilët përfshijnë, mediat, gjyqësorin, zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, procesin zgjedhor dhe çështjet ekonomike.

Sot lidhur me vizitën e nesërme të Fyles kryeministri Gruevski tha se dialogu në  nivel të lartë do të shkurtojë rrugën për anëtarësim të plotë në BE.  

‘Dialogu në nivel të lartë po rrjedhë mirë, po japim maksimumin nga na jonë që të shënojmë progres më të madh në më shumë fusha.Në ndërkohë po japim maksimumin që  të shënojmë progres në më shumë fusha për të cilat po negociohet. Udhërrëfyesin që e përgatitëm dhe për të cilin u angazhuan një numër I madh I ekipeve përmban 150 pika.  Ne edhe më herët I kemi bërë këto punë. Kjo nuk  paraqet ndonjë risi në punën tonë”, tha  Gruevski.

Maqedonia akoma ngec në reformat në gjyqësor dhe sidomos në lirinë e medias, ndërsa dialogu qeveri-Shoqata e gazetarëve është ndërprerë. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button